Gjen vajzën pas 40 vitesh/ Nëna i ulet në gjunjë të bijës, ajo e puth në ballë

13 Korrik 2020, 19:08

E lindi pas hekurave të burgut, gjen vajzën pas 40 vitesh. Emisioni ’Pa Gjurmë’ realizon takimin e rrallë dhe emocionues, të Dashuri Begaj me vajzen e saj Migena. Ky takim u realizua në ambientet e Report Tv, pa praninë e kamerave. Nëna biologjike i ulet në gjunjë të bijës dhe nënës birësuese duke shpërthyer në lot. Dashuri Begaj- O Zot, ju jeni Migena ime? Migena - Te lutem, mos u ul në gjunjë, me lë të të përqafoj Dashuri Begaj- Nuk e besoj që po të shikoj, nuk e besoj qe të gjeta Migena- Zonja Dashuri po të prezantoj me mamin tim. Kjo është nëna që më rriti, ndërsa ky është bashkëshorti im dhe kemi dy vajza. Dashuri Begaj- Juve zonjë, uroj të merni nga ditët e mia, nuk e besoni sa mirënjohëse jam ndaj jush. Nuk e di cfare të them….po më rreh zemra fort Nëna birësuese e vajzës: Unë jam e lumtur që më në fund vajza ime takoi nënën biologjike. Ndiej dhembje, por koha do më shëroj plagët. Ky takim vazhdoi edhe pas programit, ku të dyja palët vazhduan biseda të gjata sëbashku dhe padyshim shkëmbyen numrat e telefonit, për të mos e humbur më kurrë njëra-tjetrën. Dashuri Begaj prej 4 muajve kërkonte në emision të bijën, që e kishte sjell në jetë në vitin 1980 në burgun e Belshit. Fatkeqësisht, kjo nënë pasi kreu dënimin, u internua nga sistemi i asaj kohe dhe nuk mundi dot kurrë të mësonte kush ishte familja birësuese e vajzës së saj. Stafi ‘Pa Gjurmë’ nisi kërkimet dhe zbuloi dosjen e foshnjes me emrin Migena Begaj. Vajza pasi kishte lindur ishte dorëzuar në shtëpinë e fëmijës Tiranë dhe në moshën 1 vjecare ishte trasferuar në shtëpinë e fëmijës Shkodër. Në vitin 1983 ishte birësuar nga një cift në kryeqytet.