Gjendet pas 9 vitesh Muiz Balaj në Greqi, 39 vjecari i transformuar totalisht

7 Korrik 2020, 19:26

Mbërrin fotoja eksluzive e Muiz Balaj, që u zhduk në vitin 2011 nga Tirana. Pas 9 viteve, paraqitet për herë të parë imazhi që tregon transformimin e 39-vjecarit dibran. Pasi kishte ndjekur në kanalin në youtube historine e humbjes së babait të një djali, i pari emigrant shqiptar që ndihmoi në gjetjen e vendodhjes së tij ishte një bashkëfshatar. Ai e ka takuar 39-vjecarin rastësisht në Edesa të Greqisë, të shtunën e kaluar. Sajmir Sahitaj komunikoi me të motrën e Muizit, Hike Llocin, duke i dërguar foton. ‘Ishte ora 11:00 dhe me vjen një ftesë në facebook, shoh një foto të vëllait dhe një shënim në mësazh, ku shkruhej jam me vëllain tuaj.Nuk besova në filim që ishte lajm i vëetetë.Po të shtunën në darkë, Sajmir Sahitaj më tëlëfonon dhe unë flas më vëllain nëpërmjet facebook. Shumë kishte ndryshuar imazhi i vëllai, për 9 vite ka ndryshuar shumë. E pyeta ku ke humbur, pse nuk na ke telefonuar. Ai nuk mbante mënd asgje, as ditën kur kishte shkuar në Greqi‘- u shpreh motra, Hike Lloci. “Pa Gjurmë” gjatë investigimit që bëri mësoi se 39-vjecari nga Dibra nga marsii 2011 që kishte humbur e deri në fund të vitit 2012 kishte jetuar në jug të Shqipërisë. Më pas Muiz Balaj kishte emigriar drejt Greqisë. Nga 2013 e deri më sot ai jetonte i vetëm në një fshat shumë pranë Edesës së Greqisë. Dibarni kishte probleme me shëndetin mendor, por ndihmohej shumë nga emigrantët shqiptar në Greqi, ku disa prej tyre jo vetëm e kanë strehuar, por i kanë premtuar familjes Balaj që shumë shpejt do ta rikthejnë në Shqipëri. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv