Historia e trishtë e babait të 4 fëmijëve! Iku për një jetë më të mirë dhe i la familjes brengën e jetës

27 Shkurt, 21:03

Pjesa e dytë Dt 27 Shkur
 Pa Gjurme- Telefonon nga Turqia për herë të fundit/ 4 fëmijë me baba të zhdukur dhe një nënë qe i braktisi.
Historia e Arben Zenunit vjen nga një familje me origjinë nga qyteti i Korçës, me probleme të mëdha ekonomike. 47-vjeçari doli nga shtëpia në Laprakë të premten e 27 korrikut të vitit 2007. Arbeni babai i 4 fëmijëve jetonte në një familje të madhe me shumë fëmijë.

Gurali Çite kryefamiljari është babai i 8 fëmijëve ndërsa tashmë pas largimit të Arbenit i është dashur që të rrisë dhe 4 nipër e mbesa.  Familja Çite jeton në Laprakë të Tiranës në një shtëpi barake ndërsa sot janë në kërkim të fatit të 47-vjecarit Arben Zenunit.

Më parë familja pati jetuar në Korcë ndërsa më shpërnguljet e shumta demografike, kjo familje u shpërngul drejt kryeqytetit për mundësi më të mëdha ekonomike. Por për ta ishte mjaft e vështirë ndaj Arbeni si një i ri asokohe kërkonte të kishte edhe ai mundësi më të mëdha sikundër bashkëmoshatarët e tij.
Ai krijoi familje ndërsa është babai i dy djemve dhe dy vajzave. Për shkak të mungesës së kushteve më minimale për të jetuar muaj par zhdukjes së Arbenit u largua nga shtëpia duke lënë 4 fëmijët. Ndërsa pas largiimit të së shoqes Arbeni vendos që për ti krijuar familjes së madhe dhe fëmijëve te tij kushte më të mira jetese të largohet jashtë vendit. Ai del nga baraka ku jetonte me 10 mijë lëkë të vjetra nën dijeninë e familjarëve madje takoi dhe prindërit që dolën për ta përcjellë.

Mori një taksi dhe u nis drejt aeroportit te Rinasit me pasaportë me vete. 5 vite më pas, pra në vitin 2012 familja arriti të lidhej me Arbenin dhe vetë i ati Guraliu pohon se ka folur me të birin, kur ky i fundit i ka thënë se ndodhej në Stamboll të Turqisë. Që nga ai moment Arbeni nuk është bërë më i gjallë. Ndaj familja sot shpreson të marrë një sinjal nga përtej kufijve, aty ku Arbeni mund të jetë sot

Programe të tjera

Shiko të gjitha