Historia tronditëse në ’’Pa gjurme’’ Pronari grek 67-vjecar i përdhunon vajzën e mitur

20 Dhjetor 2019, 15:09

Tronditëse ne Pa gjurmë dramat e familjes shiptare ne Greqi. Kishte emigruar që në vitin 1992 së pari kryefamiljari dhe pas 7 vitesh edhe bashkëshortja me tre vajzat asokohe D.P 13 vjeçe, E.P 7 vjeçe dhe D. P 5 vjeçe. Jetonin në Kavalla, ku Enver Polisi punonte tek një pronar grek, ndërsa e shoqja B.B nga Pogradeci në një fabrikë. Viti 2001 do të ndryshonte rrjedhën e jetës në familjen shqiptare, pasi 67-vjecari me emrin Jorgo, ish-pronari i Enverit pak kohë pasi ky i fundit ishte larguar prej tij i shkon në banesë dhe abuzon seksualisht me vajzën 13 vjeçare. Ende i tronditur, i sfilur gjithashtu, në gjendje jo fort të mirë shëndetësore Enveri që sot jeton i vetëm në vendlindjen e tij në Pogradec vendos të rrëfejë tronditjen që ka pësuar dhe peripecitë e mëdha që pësoi në atë vit të mallkuar për të dhe familjen e tij. Një ditë kthehem në shtëpi, shoh djalin e Jorgos, një 34-vjeçar asokohe. Më tha që Jorgo ishte lart. Ngjitem menjëherë, pasi rrija në kat të dytë. Vajza e dytë më hapi derën. Më tha mirë që erdhe baba. Jorgo doli nga banjoja i zverdhur. -“Ku je më tha” dhe më ofendoi -“ si shumë u vonove”. Bashkëshortja ishte në punë, pasi punonte në fabrikë në atë kohë. Ulu i thash Jorgo të pimë një kafe, nuk dija asgjë çfarë kishte ndodhur. Iku Jorgo dhe vajzat më treguan se ai kishte abuzuar me vajzën e madhe, një 13-vjeçare në atë kohë. Mora vajzën dhe shkoj në polici menjëherë. I tregova çdo gjë që kishte ndodhur, i dhashë numrin e telefonit të Jorgos dhe policia e telefonoi. Ai ishte nisur drejt Selanikut. Policia bëri menjëherë arrestimin e tij. Më thanë që do dënohej rreptësisht nga gjykata greke. Shkova në shtëpi dhe mbas 4 ditësh vijnë vajzat dhe më thanë që vajza e madhe po tentonte të mbytej në det. Shkova menjëherë të merrja vajzën. Ajo më tha vetëm ty të njoh babi, nuk kam as nënë as motra. Mora makinën dhe shkova në spital, kam qëndruar 25 ditë me të në spitalin e Kavallës. E cova në psikologe.