I braktisur në trotuar, policia e mjekët ndihmojnë të moshuarin (Emisioni 112 - Episodi 19)

11 Prill 2020, 15:32 | Përditesimi i fundit: 2020-04-11 15:50:13

TIRANË - Në episodin 19 të Emisionit 112 jemi me patrullat e Komisariatit Nr. 1 të kryeqytetit.

Në orët e pasdites një zonjë telefon në numrin e emergjencës për një qytetar që ndodhet i shtritë pranë banesës së saj në zonën e Ali Demit. Patrulla me të cilën jemi ne merr thirrjen për të shkuar në ndihmë ndërsa në vendin e raportuar gjendet një i moshuar i cili dukej i pastrehë dhe në gjendje jo të mirë.

Efektivët ndihmojnë qytetarin por situata në të cilën ndodhemi me virusin COVID-19 i bën ata të kujdesshëm të ruajnë distancën dhe të presin ekipin mjekësor të specializuar për të trajtuar rastin.

Pas njoftimit shërbimet mjekësore vijnë në pak minuta me ambulancë.

Pas kontrollit të parametrave jetësor të të moshuarit nga doktori u vlerësua se ai duhej dërguar në qendrën sociale në Shkozë.

Pas ndihmës së dhënë ndaj qytetarit të moshuar patrulla e policisë rikthehet në patrullim për të evidentuar raste të personave që shkelin aktin normativ duke dalë nga banesa në orët e kufizuara të lëvizjes. Gjatë patrullimit në zonën e Farkës ka vetëm raste të disa qytetarëve që kanë dalë në rrugën para banesës së tyre dhe këshillohen për t'u futur brenda.

Në orët e mbrëmjes një telefonatë shqetësuese vjen nga një vajzë në numrin e emergjencës 112.

Ajo thotë se ka konflikt në familjen e saj dhe se vëllai adoleshent po rreh nënën. Patrullat shkojnë me urgjencë në vendngjarje. Shikoni emisionin e plotë 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri për të parë të plota këto ngjarje ndërsa ne ju sjellim video ekskluzive.

    No videos found.