I iken gruaja me femijet/45-vjecari : “Lorenca kthehu, une vazhdoj te dua”

4 Janar 2019, 19:21 | Përditesimi i fundit: 2019-01-04 19:57:14

Albert Shehu dhe Lorenca Bajrami u martuan më 14 tetor të vitit 2004. Pas 2 vitesh bëhen vjen në jetë vajza e tyre e parë Erika. Një vit më pas vjen në jetë dhe vajza e dytë me emrin Megi. Cifti jetonte në Roskovec të Fierit kur Lorenca i kërkon Albertit të shkonin të jetonin në Tiranë, atje ku ishin dhe dy motrat e saj, Oliverta dhe Viki, të cilat kishin kryer studimet e larta dhe kishin filluar punë në një call center.

Alberti habitet nga kjo kërkesë e cuditshme e Lorencës, ndërsa kjo e fundit pa dijeninë e të shoqit, duke lënë vajzat, niset vetëm për në Tiranë në vitin 2012. Fillon t'i pëlqejë jeta e Tiranës dhe pavarësisht kërkesës së Albertit për t'u rikthyer në vendin e lindjes, Lorenca nuk pranon. Pasi kaluan rreth 3 muaj, Alberti i kërkon përsëri Lorencës kësaj here të kthehej për hatër të 2 vajzave të tyre. Lorenca vendos që pas kësaj kërkese nga i shoqi të rikthehet në shtëpi për të vazhduar jetën e saj me Albertin. 

Në vitin 2013 vjen në jetë Uendi, vajza e tretë. Sikur të mos mjaftonte pas afro 5 viteve, në janar të vitit 2018-të Lorenca nisi  përsëri nga pretendimet e saj të mëparshme. Me arsyen se nuk kishin ekonomi të mirë, se motrat e saj, kunatat e Albertit jetonin në Tiranë, shumë mirë Lorenca nuk e shikonte të ardhmen e saj në Roskovec. Ajo i thotë Albertit se kërkonte të largohej me vajzat në kryeqytet, kurse Alberti përvec habitjes nuk kishte asnjë shpjegim tjetër për bashkëshorten.

Muajt kalonin dhe debatet në familjen Shehu vijonin të ishin më të forta. Lorenca komunikon me vajzat dhe vendos të iki në Tiranë bashkë me ta. Datën e 22 qershorit Lorenca largohet nga shtëpia bashkë me tre vajzat duke i thënë vjehrrës së saj që do të ikte tek motra, kurse Albertit pasi e përcolli për në punë i dërgon një sms ku i sqaron: "Une po iki, shiko jetën tënde dhe çupat i mora të 3-ja, s’ke më punë me mua”

Alberti kthehet në mbrëmje në shtëpi dhe merr në telefon babain e Lorencës. Takohet me të dhe flasin duke i sqaruar të gjitha situatat. Pasi mëson gjithcka, i ati i Lorencës niset drejt Tiranës për të folur më të bijën. Ajo nuk pranon në mënyrë kategorike të kthehej tek bashkëshorti, Alberti. Ky i fundi bën denoncim në policinë e Roskovecit. Cifti nuk ka bërë ende zgjidhje në martesë.

Alberti ndodhet në studion e emisionit "Pa gjurmë", duke kërkuar ndihmë për një ndërmjetësim, pasi dëshiron të ribashkohet me familjen e tij, bashkëshorten dhe tre vajzat e tyre të cilat ndodhen në Tiranë.