I riu i varur nga droga i dhunon, prindërit pensionistë kërkojnë ndihmë

8 Prill 2019, 20:06

Pjesa e parë dt 8 Prill Është një 25-vjeçar. Djali i vetëm i çiftit Kabili. Ka vite që është i varur nga droga, ndërsa pas mbarimit të shkollës 9-vjeçare prindërit e regjistruan në një shkollë profesionale për hidraulik. I riu e la shkollën me të mbaruar vitin e parë.

Në këtë periudhë djali ankohej shpesh se shoqëria e tij ishte konsumuese e lëndëve narkotike, derisa prindërit pasi dyshuan edhe tek djali i tyre i gjetën një sasi lënde narkotike në shtëpi. Djali e pranoi faktin se kishte rënë pre e këtij vesi dhe se ai sikundër shokët e tij kishte varësi nga droga. Për prindërit tashmë në pension është mision thuajse i pamundur ta largojnë djalin e tyre nga droga.

Ata janë munduar me të gjitha format, por përveç tronditjes së vazhdueshme dhe luftës që bëjnë cdo ditë gjendja e tyre ekonomike rrënohet gjithnjë e më shumë. K.Kabili nuk heq dorë, ndërsa shpesh u kërkon para prindërve, deri në dhunim fizik që ushtron ndaj tyre. Të pafuqishëm kërkesa e dy prindërve është nevoja që kanaë ata të largojnë djalin e tyre nga droga, ndërsa kërkojnë ndihmën e një qendre rehabilitimi.