I vdes djali nga Covidi, nëna lutje për tjetrin e humbur: Biri im ngela e vetme, kthehu…

17 Shtator 2020, 18:39

Një foto eksluzive, siguruar në emisionin ‘Pa gjurmë’ në Report TV, ku dyshohet se bëhet fjalë për Renato Qerimin i humbur në vitin 2000 fsheh ende një të vërtetë të madhe. Fotoja ekskluzive iu tregua në studio nënës së 45-vjecarit, e cila prej shumë muajsh paraqitet thuajse çdo ditë në redaksinë e emisionit ’’Pa gjurmë’’ në kërkim të djalit. Pas shumë kërkimeve, në redaksinë e emisionit ’’Pa gjurmë’’ 9 muaj më parë, për herë të parë mbërriti një nga informacionet më të rëndësishme, që ndezi një dritë jeshile për fatin e të riut nga Skrapari. Një telefonatë nga Greqia dha një vendndodhje të mundshme të në tokën helene. Emigranti shqiptar pretendoi se e njeh prej vitesh këtë 45-vjeçar dhe se ishte i sigurt se imazhi në foton vënë në dispozicion për ’’Pa gjurmë’’ është i Renato Qerimit. 9 muaj më pas nga ky zhvillim, që ndodhi në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ historia e Renato Qerimit rikthehet për të disatën herë në vëmendjen e publikut, ndërsa nëna e tij Zenqine ka një mesazh të fortë për t’i transmetuar. Jo vetëm çfarë është arritur të zbardhet derimë tani ? A është vërtetë ai imazhi i shfaqur i Renato Qerimit ?