Jahni me patëllxhanë nga zonja Albana

27 Qershor 2022, 12:25

Jahni me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 1 kg patëllxhanë
  • 2 qepë
  • 2 speca të kuq
  • 3 kokrra domate
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 spec djegës
  • ½ tufë majdanoz
  • Vaj vegjetal
  • Piper i kuq i ëmbël
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Skuqim patëllxhanët në vaj të bollshëm dhe i largojmë nga vaji. Qepën e kaurdisim në vaj, shtojmë më pas specat e kuq derisa të zbuten. Shtojmë domatet e grira, sikurse edhe hudhrat I lëmë të zien me lëngun e domateve kur fillon edhe shteron lëngu, shtojmë patëllxhanët dhe pak bulion. E rregullojmë shijen me erëzat sikurse edhe me majdanoz të grirë.