Komshia trafikon të miturën në Itali, familja kërcënohet me jetë

19 Korrik 2019, 20:21 | Përditesimi i fundit: 2019-07-19 20:22:30

Pjesa e pare e Pa Gjurme Dt 19 Korrik Pa Gjurme- Komshia trafikon te mituren ne Itali, familja kercenohet me jete 

Adelina Kovaci ishte ende në vitin e dytë të shkollës së mesme kur viti i mbrapshtë për shqipëtarët e gjeti ende një adoleshente. Në familjen Kovaci erdhën për të kërkuar dorën e vajzës, në ato kohë të vëshitra familja vendosi ta fejojë. Ajo niset drejt Italisë pa marrë parasysh rrezikun që mund ti kanosej më vonë. Ishte momenti kur ajo humbet cdo kontakt me familjen më 24 shtator të vitit 2000 nga Breshia e Italisë.

Kohë më pas familja mësoi se Adelina në Itali nuk jetonte me të njëjtin emër, ajo njihej si Ana. Ajo ishte pagëzuar si Ana ndërsa kishte rënë pre e ttrafikimit njërëzor.

2 vite pas humbjes së cdo kontakti me familjarët Adelina arrin tu shpëtojë tutorëve të saj dhe strehohet në Manastirin (Donne Vita).

Ishte fati i saj që të shpëtonte dhe më pas të njihej me një djalë shtetasin italian Alessandro Bettoni nga Breshia me të cilin martohet.

Ishte larguar që prej vitit, dhe nga vitet 1996-1998 qëndroi në një shoqatë në Breshia, 6 muaj pas largimit nga shqipëria murgeshat e lidhin me familjen. Madje në vitin 1998 me kërkesë të saj, i ati i dërgoi pasaportën me pretendimin se ajo kishte pohuar kthimin në Shqipëri .

Në vitin 2000 bëhet më në fund e gjallë dhe merr në telefon sërish familjen. Ishte muaji shtator i vitit 2000 kur Adelina, apo Ana sikundër njihej në shtetin Italian humb për herë të dytë kontaktet me familjen. Telefonata e fundit që u bë nga shtëpia e Alessandros, humbi edhe një herë gjurmët e Adelina Kovacit, për të cilën nuk ka më asnjë të dhënë dhe nuk dihet më fati i saj.