Kungull të njomë me mish të grirë dhe domate nga zonja Vjollca

23 Prill, 10:52

Kungull të njomë me mish të grirë dhe domate

Përbërësit:

4 qepë të njoma

250 gr mish I grirë

2-3 domate mesatare

kripë dhe piper të zi

600 gr kungull të njomë

1 filxhan kafe oriz

pak vaj ulliri

majdanoz dhe 2 gjethe borzilok

Përgatitja:

Ngrohim vajin dhe e aromatizojnë atë më 1 thelpi hudhër të cilën e largojmë më pas. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë deri sa të ulë volumin e saj. Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa mishi të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë domaten të qëruar nga lëkura dhe të prerë në kubikë vazhdojmë përzierjen sëbashku me mishin për 5 minuta të tjera. Shtojmë kungujt të prerë në kubikë sipas  preferencës suaj përsa i përket madhështisë. Vazhdojmë përzierjen dhe vendosim kapakun për 5 minuta të tjera. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, orizin dhe në fund shtojmë ujë sa të jetë niveli I kungujve. Vendosim kapakun dhe I lëmë të ziejnë për 10-14 minuta në fund shtojmë erzat e freskëta dhe fikim zjarrin. Gati për servirje pas 10 minutash që përbërësit të pushojnë.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha