#pagjurme #odetadume #reportTV E vetmja shpresë që mban ende të ndezur një dritë jeshile, për fatin e Sokol Tufës nga Nikla, që u zhduk në nëntor të vitit 2004 është një informacion se 41-vjecarit jeton në Selanik të Greqisë. E ftuar në studion e emisionit ’Pa gjurmë’, nëna e tij Kimetja rrëfen mbi atë se kanë mundur të mësojnë, kur dy shokë të tij e kanë parë nën shoqërinë e një gruaje dhe një djali afro 6 vjec në një lokal në qytetin e Selanikut. Sipas nënës, kjo gjë mbetet ende një gojëdhënë, pasi ditën që djali i saj u largua nga vendi ku punonte në një biznes mobilerie në Nikël të Fushë-Krujës nuk u bë më i gjallë. ‘Jam shumë e shkatërruar në shpirt. I shtrova drekën dhe më pas u ngrit. I doli mbrapa dhe më tha po iki më punë. Ishte viti 2004 dhe nuk u kthye më. Ai punonte në një mobilerie në Nikël. Ishte paraqitur në punë atë ditë. Pronari na tha se kishte ikur për të pirë një kafe, i vetëm. Kemi pyetur edhe në lokalin aty afër, por nuk e kishin parë. Nga shtëpia doli rreth orës 1 e 30, ndërsa nga puna ka dalë rreth orës 16:00, sic ka thënë pronari. Po atë ditë ka takuar dhe një bashkëfshatarin e tij, të cilit i ka pohuar se po ikte për një kafe. Gojëdhënat i kemi për në Selanik. Bëhet fjalë për një informacion të vitit 2012. Na kanë thënë se e kanë parë me një djalë diku tek 6 vjec, të shoqëruar edhe nga një grua, që mund të jetë bashkëshortja. Kanë qenë në një lokal dy shokë kur e kanë parë Sokolin. Ata e kanë njohur por nuk i kanë folur. Zoti e pastë ruajtur nga të këqijat. Ne nuk kemi patur asnjë konflikt. Unë rri më shpresën se jeton në Selanik dhe është gjallë. Gjatë transmetimit live në emsionin ‘Pa gjurmë’ mbërriti një telefonatë që shton dyshimet se vërtetë 41-vjecari mund të jetojë në shtetin grek. Një dëshmitar nga Shkodra pretendon se e ka takuar Sokolin në ishullin e Kretës, ndërsa ishte i shoqëruar edhe me shqiptarë të tjerë. Ata janë takuar në një zonë ku ka shumë manastire, ndërsa punonin në ndërtim. ’Unë jam një qytetar nga Shkodra. Në shkurt të vitit 2010 e kam takuar në ishullin e Kretës. E kam takuar rastësisht kur punoja në manastire si usta. Ai ka qenë edhe më shqiptarë të tjerë nga Lushja, Fieri dhe nga veriu i Shqipërisë. Kemi pirë nga një frape sëbashku. E pyeta nga je dhe më tha se ishte nga Fushëkruja. Ai djalë që unë takova në Greqi gjan shumë me foton, por ka qenë pak më i shëndoshë kur e kam takuar unë. E kam takuar tre ditë rresht në tre fshatra të ndryshëm. Jam i bindur se është ky zotëria që kam takuar. Njihej në Greqi me emrin Vasilis’, tha dëshmitari në studio Sokol Tufa është babai i një vajze të cilën e la 18 muajshe, ditën kur u zhduk papritur. Shqetësimet dhe problemet e vazhdueshme në jetën e 41-vjecarit kishin nisur që në vogëli, kur pati pësuar një aksident në këmbë e më pas kur kishte humbur njërën dorë në një tjetër aksident në punë. 6 vite pasi humbi gjurmët, bashkëshortja e tij u martua me një shtetas serb, aty ku jeton ende dhe sot. Vajza qëndroi me nënën në Serbi deri në moshën 13-vjecari dhe sot jeton në Nikel me gjyshen nga babai. Ishte shumë e vogël në kohën kur i ati u zhduk, ndërsa e ka mundur ta njohë imazhin e tij vetëm në foto edhe përmes kujtimeve të familjarëve. ’Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të mirë me nusen. Ajo jetoi 6 vite me ne dhe pastaj u largua. Në krye të dy javëve coi haber se nuk do të kthehej më. Ajo mori dhe vajzën me vete. Nuk e desha veten. Nusja e priti 6 vite, më pas u largua dhe nisi një jetë të re në Serbi. Vajza ishte 18 muajshe kur Sokoli humbi. Mbesa jetoi për disa vite me nënën në Serbi. Ne donim që vajza të jetonte këtu. Kur u largua, nusja nuk na tha se nuk do kthehej më. Kur Sokoli u zhduk vëllai i nuses na tha se djali kishte ikur për në Greqi. Por ne nuk verifikuam dot asgjë. Ikja e atij djali më ka rënë si bombë. Ai nuk rrinte dot pa ne. Nuk e si u zhduk kështu’, rrëfen e përlptur nëna në studio
Lë nusen me vajzën 2 vjece, zhduket i ri nga Nikla/ Nëna: Me thonë se u martua prapë…
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor
18 Nëntor, 18:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Dy burra më braktisën shtatzënë’/Nëna: I pari donte dy gra, tjetri u zhduk në Greqi
17 Nëntor, 18:02 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-‘Vëllai më vdiq, i mohoi punën e paratë’/Përplasja me ndërtuesin: Dua lekët sërish!
14 Nëntor, 18:02

