Merr flakë bombola e gazit, lëndohen dy fëmijë/ Momentet e ngjarjes në Emisionin 112 (Episodi 27)

6 Qershor 2020, 14:10

TIRANË - Dy fëmijë kanë mbetur të lënduar pasi një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në kryeqytet. Emisioni 112 ishte me patrullat me Komisariatit nr. 6 në Kombinat ku edhe ndodhi kjo ngjarje dhe ju sjellim momentet nga ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve. 
Bombola e gazit ishte ende në flakë kur patrulla e policisë mbërrin e para në vendngjarje ndërsa efektivët largojnë qytetarët që ndodheshin pranë duke krijuar një perimetër sigurie. Në emisionin e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim videon ekskluzive, nga momentet kur patrulla merr thirrjen dhe reagimin në vendin e ngjarjes.  Dy fëmijët 7 dhe 13-vjeç mbetën të lënduar, një në këmbë nga xhamat e thyer pas shpërthimit të gazit dhe një tjetër u kafshua në dorë nga qeni i tij teksa po përpiqej ta nxirrte jashtë banese. Për dy të miturit u dha ndihma mjekësore nga ekipi i autoambulacës. 

Konflikti për vendin e parkimit është një tjetër ndodhi që trajtojmë në emisionin e sotëm. Një person i cili kishte zënë vendin e parkimit me karrige konfliktohet me një shofer që kërkonte të parkonte aty ndërsa më pas kërkon ndihmën e policisë. Shikoni përgjatë emisionit 112 ngjarjen e plotë dhe diskutimin e efektivëve me djalin. 

Një zonjë njofton policinë se ish-burri e ka kërcënuar në telefon. Patrulla me të cilën jemi ne reagon menjëherë dhe zonja u tregon efektivëve mesazhet e ish-burrit ndërsa ai e telefon kur ajo po bisedonte me efektivët. Shikoni në emisionin e plotë se çfarë ndodh në këtë rast. 

Në orët e pasdites një makinë përfshihet në një aksident me disa makina të tjera tek mbikalimi i kthesës së Kamzës ndërsa më pas largohet nga vendi i ngjarjes. Qytetarët telefonojnë policinë dhe japin të dhënat për mjetin ndërsa për shkak të trafikut arratia zgjat vetëm 200 metra. Shoferi i cili u largua nga vendi i ngjarjes u kap nga efektivët e Policisë Rrugore panë rrethrotullimit të Sheshit Shqiponja. Në emisionin ju sjellim momentet e ngjarjes ndërsa ky shofer u shoqërua në Komisariat pasi ishte në gjendje të dehur. 


 

    No videos found.