Zhduket në Madrid i riu nga patosi, Mario Ferhataj. Në kërkim të tij në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, ishte Antoneta Ferhataj, nëna e të riut. Sipas saj, për 25 vjeçarin, Spanja ishte destinacion i pa njohur më parë, pas qëndrimit 2 mujor në Belgjikë duke punuar në të zezë tek disa miqtë e tij, ai niset drejtë Barcelonës dhe mbërrin shëndosh e mirë, vend nga i cili ruajti kontakte të rregullta me familjen deri më datë 8 Mars të këtij viti. “Biseda e fundit tekefonike ka qenë për 8 Marsin, nga Madridi, sepse klishte ndryshuar vendodhje. Më telefonoi dhe vetëm më uroi festën, se jam me nxitim për punë më tha. Kishte afro 2 javë në Spanjë pasi kishte shkuar që në fund të muajit shkurt, dhe për gjatë kësaj periudhe kohore kishim kontakte të rregullta. Më ka telfonuar me numra të shokve gjithmonë.që nga data 8 mars e këtij viti unë nuk kam patur asnjë bisedë telefonike dhe asnjë informacion për djalin. Në fillim të muajit qershor, Mario ka telefonuar një shok me celularine një kalimtari dhe i ka kërkuar para, destinacionin që shoku i kishte dërguar parat ishte madridi dhe nga biseda që kishte bërë më shokun i kishte treguar që kishte mbetur pa para dhe flinte rrugve. Djali ka patur probleme me depresionin më parë, por u kurua dhe u bë mirë…tani ne dyshojmë se mund të ketë po të njëjtin problem, prandaj duam ta gjejm sepse ai nuk mundet të kthehet vetë” tha nëna e tij. Ndërsa gjatë transmetimit live, stafi realizoi lidhje telefonike me shtetasin spanjoll që e kishte ndihmuar të riun, dhe sipas tij vendodhja e takimit ishte metroja “Paso Lusia, Madrid”. Alestina Gjoni, 21-vjeçarja nga Burreli ka humbur kontaktet me familjarët e saj që prej gushtit të vitit 2019. Gjon Gjoni, babai i Alestinës rrëfen se njëra vajzë i ka ndërruar jetë 5 muaj më parë e ndërsa vajza tjetër i rezulton e zhdukur që prej vitit të kaluar. Ai tregon për mikrofonin tonë se vajza është larguar me Sokol Lepurin po nga Burreli, me të cilin kishte nisur një lidhje dashurie 1 vit më parë. Ajo i'u kishte shprehur dëshirën familjarëve se donte të udhëtonte drejt Sarandës me Sokolin, ku do të punonte në një lokal. Ishte një ditë e nxehtë gushti kur vajza u largua pa njoftuar asnjë. Babai i Alestinës, Gjoni ka kërkuar informacion edhe nga familjarët e Sokolit, të cilët kanë pohuar se edhe ato nuk kanë asnjë informacion as për vendodhjen e djalit të tyre, Sokol Lepurin, prej gushtit të vitit të kaluar. Të merakosur familja e 21- vjeçares kanë bërë denoncim edhe në policinë e Klosit për shkak se ka kaluar afro 1 vit dhe ende nuk kanë patur asnjë kontakt me vajzën e tyre. Sipas së motrës Rozina Cela, personi me të cilin Alestina u largua, Sokol Lepuri është një person problematik dhe dyshimet e saj janë se të motrën e kanë mashtruar dhe se e kanë futur në ndonjë rrugë të keqe. Jeta nuk i ka rezervuar gjëra të mira familjes Gjoni nga Burreli pasi para 5 muajsh njëra nga vajzat ndërroi jetë duke lënë 3 fëmijët jetim, kryefamiljari, ka bërë një aksident me motorr i cili e ka lënë me pasoja, nëna është e sëmurë, edhe vajza tjetër gjithashtu ka probleme me shikimin. Kushtet në të cilat ndodhet kjo familje janë shumë të vështira por si të mos mjaftonin këto vajza tjetër e familjes rezulton e zhdukur prej afro 1 viti dhe ende asgjë nuk dihet për fatin e saj. Emisioni “Pa Gjurmë” bën thirrje të gjithë personave që kanë informacion dhe që mund të ndihmojnë për gjetjen e dy të rinjve të kontaktojnë: 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel
Misteri i dy zhdukjeve/ I dashuri që mban ’peng’ të renë, 25-vjeçari që mbahet ‘peng’ nga…
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11 -
‘E pashë në rrugë,e ndoqa duke qarë’/ Humbja e të riut, prindërit: Sekretin e di vetëm…
21 Qershor, 18:11 -
Konfliktohet me miqtë, zhduket i riu/ Prindërit: Shkuam në vendngjarje, ata s’folën kurrë
20 Qershor, 18:44 -
I biri i humbur prej vitesh, nëna fajëson djalin e dytë/ ’Doli nga dera e tij, më fsheh…’
19 Qershor, 19:11 -
Prindërit vijnë nga Italia, djali largohet nga shtëpi/Babai:Pas tre ditëve gjeta në pyll… (18 qershor 2024)
18 Qershor, 19:31 -
Pa Gjurme- Akuzon dajën për zhd*kjen e nënës, nipi i kërkon ballafaqim: Iku prej teje, se ju…
17 Qershor, 19:56 -
Në karrige me rrota, 23-vjeçari Rajli Dardha kërkon ndihmë: Dua të jetoj si ju
14 Qershor, 19:16 -
Pa Gjurme-Kushëriri i ngacmoi gruan, i merr jetën të riut/Pas 20 vitesh izolim: Familja më braktisi (14.06.2024)
14 Qershor, 19:14 -
Pa Gjurme-Konflikti me të atin, largon të riun nga shtëpia/Nëna: Gabova që nuk ndoqa djalin, por…
13 Qershor, 18:49 -
Pa Gjurme-‘U martova 15 vjeçe dhe burri iku’/Historia prekëse e shkodranes që jetoi me vjehrrin
12 Qershor, 18:58 -
Largimi i të riut, flet babai: Telefonin e fiku sa doli nga pragu shtëpisë, mësuam se…
11 Qershor, 18:28 -
Pa Gjurme-‘Më theu gjithçka në shtëpi, zemrën ma plag*si’/Flet vajza e gazetares: Im bir ka nevojë…
10 Qershor, 18:44 -
Zhd*kja e adoleshentes, flet nëna: Ma morën tek dera e shtëpisë, pashë dy burra në taksi
7 Qershor, 19:42 -
’E la babain me dy të mitur,iku u martua në…’/E reja:10-vite larg,nëna ta kthejë kokën pas
6 Qershor, 19:22 -
E birësuan dhe i falën dashuri, flet motra:Nënën e helm*i, mua më dëboi për pasurinë
5 Qershor, 19:15