Në kërkim të Aldi Metushi, zhdukur në Angli në vitin 2005, familja: Dyshojmë se është në burg

Në emisonin e sotëm të “Pa gjurmë” është prezantuar historia e Aldi Metushit, 25 vjeçarit të zhdukur në Angli në vitin 2005.  Aldi është një nga tre fëmijët e familjes Metushi nga Fieri. Djali më i madh i familje ishte 17 vjeç në vitin e mbrapshtë për shqiptarët më 1997, kur pasi bisedon me të ëmën vendos të nisej drejt Greqisë me dajën e tij Artan Kapaj.

Dhe kështu ndodhi, në fund të nëntorit nisen për në tokën Helene, nga mali ilegalisht për t’u stacionuar në Kretë. Atje Aldi dhe daja i tij Artani ndanin të njëjtën banesë. Pasi punuan për afro 6 muaj, kthehen në atdhe kur ishte viti 1998. Aldi qëndroi rreth 4 muaj në Shqipëri dhe flet përsëri me dajën kësaj here për t’u larguar drejt Anglisë. Në muajin shtator të atij viti, vendimi ishte marrë dhe bashkë me dajën dhe me djalin e tezes, Ilirin nisen me skaf për të kaluar kufirin drejt Italisë dhe më pas në rrugë tokësorë Gjermani-Francë me destinacion Anglinë.

Rruga shkoi mirë dhe Aldi asokohe ende një adolesht merr të atin në telefon duke i pohuar se mbërritën dhe ishin shëndosh e mirë. Në një kamp anglez në Londër paraqiten si kosovarë dhe mundin të pajisen me dokumenta për 6-muaj, deri në përgjigje të dokumentave të tjera.

Kontaktonte me familjen një herë në muaj, por ndërsa doli nga kampi Aldi njihet me një grup djemsh kur këta të fundit e rekomandojnë në një Agjensi punësimi italiane dhe kjo e fundit e pajis me dokumenta pune si shtetas italian. Me të filluar punë aty filluan te rralloheshin edhe telefonat me familjen. Muajt kalonin dhe Aldi fliste gjithnjë e më pak në telefon. Adriatiku, djali i tezes e mori Aldin në shtëpinë e tij në vitin 2000 në qytetin ku ai jetonte, bashkë me familjen e tij. Aldi nis punë në një firmë ndërtimi.

Në fund janarit të vitit 2005 për shkak të rrethanave Aldi nuk mund të qëndronte më gjatë tek djali i tezes, kështuqë lindi nevoja të largohej. Kaluan disa ditë dhe Aldi pasi ikën nga shtëpia e kushëririt të tij, nuk u pa më. Pas humbjes së kontaktit atje në Birmingam ku dhe ka qenë ndalesa e fundit, por edhe me prindërit në Shqipëri të cilët më pas kanë bërë denoncimin në polici.

Në studio, këtë histori, në kërkim të djalit të një nëne dhe vëllait të një motre vendosin ta tregojnë nënë Ismetja dhe motra e Aldit, Valbona Metushi….

Programe të tjera