'Në Librari' - 4 botime të reja për këtë javë

26 Janar 2020, 14:41 | Përditesimi i fundit: 2020-01-27 15:03:36

Rubrika e Librit “Në Librari” sjell katër botime të reja, nga studimi i Shaban Sinanit mbi krijimtarinë e ndaluar të Dritëro Agollit gjatë viteve ’60, tek përrallat për fëmijë, që nesër të behën qytetarë të denjë  

 “Vepra e Dritëro Agollit dhe brezi i viteve 1960” i Shaban Sinanit

Gjysma e dytë e shekullit XX në letërsi është e pamundur që të kuptohet pa personalitetin e Agollit,  është ajo çka evidenton studiuesi Shaban Sinani tek “Vepra e Dritëro Agollit dhe brezi i viteve 1960”, duke e vënë kështu shkrimtarin që ka lënë gjurmë në poezi, tregim dhe dramë përballë breznisë së kohës.