‘Në librari’ sjell katër botime të reja këtë fundjavë

16 Shkurt 2020, 11:19 | Përditesimi i fundit: 2020-02-16 11:56:02

Rubrika “Në Librari” sjell edhe këtë fundjavë katër botime të reja. Historiani dhe studiuesi Gazmend Bakiu risjell “Tiranën e vjetër” në 100-vjetorin e kryeqytetit. Ndërsa, për herë të parë libri “Vendi ku nuk vdiset kurrë” i shkrimtares Ornela Vorbësi vjen në shqip për të rrëfyer Shqipërinë e diktaturës nga Parid Teferiçi

Libri  “Tirana e vjetër”

“Fotografitë e botimit “Tirana e vjetër” datojnë gjithnjë përpara vitit  1945”

Gazmend A. Bakiu

Libri “Tirana e vjetër” nën termin që përcakton territorin e Tiranës, dhe shtrirjen në kohë -nga antikiteti e deri në vitin 1945 vjen sërish, si një ribotim nga studiuesi dhe koleksionisti Gazmend A. Bakiu. Një histori e ilustruar për 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet i përkohshëm, më 11 shkurt 1920, dhe 95-vjetorit të sanksionimit në kushtetutë të Tiranës kryeqytet i përhershëm, më 31 janar 1925.

Shtëpia Botuese “Mediaprint”

Çmimi 2000

Libri “Tango në prill”

“Për dashuritë, që digjen ndërsa lindin… Për gacat në hi…”

Adriatike Lami

Vëllimi poetik “Tango në prill” këngë shendi e Adriatike Lamit vjen në këtë muaj të të dashuruarve, si një tango romantike e stinës së artë, por edhe si një valëzim i panjohur më parë, që qenia e pranon ashtu krejt rrëmbimthi.

Shtëpia Botuese “Pegi”

Çmimi 600 lekë

Libri “Vendi ku nuk vdiset kurrë”

Jemi në Shqipërinë e pluhurtë dhe të baltë të kohës së diktaturës

Ornela Vorpsi

Për herë të parë romani “Vendi ku nuk vdiset kurrë” i Ornela Vorpsit, që është botuar në disa gjuhë të huaja, vjen në gjuhën shqipe nga Parid Teferiçi. Teferiçi tregon se si Shqipëria në kohën e diktaturës vjen nëpërmjet rrëfimit të Ornelës, duke e sjell atë përmes anti-edukimit sentimental të të gjitha grave të gjendura në mes të dhunës dhe vetmisë.

Shtëpia Botuese “Dudaj”

Çmimi 800 lekë

Libri “Historia e Shqiptarëve gjatë shek.XX”

“Shqipëria përballë një rreziku serioz në Konferencën e Paqes në Paris...”

40 autorë, Beqir Meta

Vëllimi i dytë i “Historisë së shqiptarëve gjatë shekullit XX” pasqyron studimet shkencore në shumë çështje historike gjatë viteve 1920-‘24. Për realizimin e këtij botimi kanë punuar rreth 40 studiues nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët kanë studiuar literaturën historiografike shqiptare edhe të huaj.

Botues

 Akademia e Studimeve Albanologjike

Vëllimi II