Mori në telefon vëllain dhe i tha: ‘Po erdha ma ruaj vendin e punës, po nuk erdha mos më prit’, Adriatik Fera u zhduk pa lënë adresë mëngjesin e 19 korrikut të vitit 2014. Lulëzim Fera kërkon në emsinionin Pa Gjurmë vëllain e zhdukur nga ishulli i Qefalonja i Greqisë. Një ditë para se të largohej, 39-vjecari i pohoi se kishte vendosur të bënte 10 ditë pushime dhe se do të kthehej. Afro dy orë, pasi u largua numri i telefonit i doli i fikur, duke shkëputur kështu përfundimisht kontaktet. ‘E pyeta ku po shkon ? Për 10 ditë do iki, por nuk ka rëndësi. Kemi bërë verifikime privatisht, por nuk kemi marr asnjë të dhënë. Nuk e di cfarë mund të ketë ndodhur me Adriatikun. Ai ishte tip shumë i mbyllur dhe nuk tregonte edhe kur ishte i mërzitur. Unë kam rënë në dyshim tek shoku i tij, pasi kanë kaluar 6 vite.Ne kemi folur me Elezin, por ai duket i frikësuar sa herë ne i hapim muhabetin e vëllait’, tha i vëllai ’Pa Gjurmë’ u lidh me shokun e Adriatikut, Elez Abilaj që jeton në Greqi. Gjatë një lidhje telefonike, ai nuk e mohoi se e kishte takuar 39-vjecarin, një ditë para se ky i fundit të zhduket, por se ai nuk i kishte dhënë asnjë destinacion se ku kishte vendosur të shkonte. ‘E kam patur shok, se na lidhte puna, por nuk më ka komunikuar ku do të shkonte. Ne qëndruam me orë sëbashku, një herë më thoshte do iki, një herë jo. E kam njohur që në vitin 2006. Nuk kam cfarë të them tjetër, nuk fsheh asgjë. Jetën personale nuk i njihja mirë. Ai ishte tip i mbyllur, nuk fliste shumë për veten. Ai thjeshtë më thoshte se lodhej shumë. Nuk më tha asgjë kur iku. Ishte i njohur në rrethin tonë dhe kishte shumë shoqëri. Që nga moment që ka mbyllur telefonin nuk dijmë më asgjë’, sqaroi shoku i Adriatikut, Elez Abilaj Për largimin e tij me pushime, 39-vjecari kishte vënë në dijeni edhe pronarin grek, tek i cili punonte si blegtor. Babai i Adriatikut, Mehmeti i ftuar në emisionin ’Pa Gjurmë’ tha se ka udhëtuar disa herë drejt tokës helene dhe pronari grek i ka pohuar të njëjëtn gjë, ndërsa lutet që i biri të jetë gjallë. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Niset për 10 ditë me pushime, zhduket firaku Adriatik Ferra/ Dëshmon livë shoku i ngusht
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11 -
‘E pashë në rrugë,e ndoqa duke qarë’/ Humbja e të riut, prindërit: Sekretin e di vetëm…
21 Qershor, 18:11 -
Konfliktohet me miqtë, zhduket i riu/ Prindërit: Shkuam në vendngjarje, ata s’folën kurrë
20 Qershor, 18:44 -
I biri i humbur prej vitesh, nëna fajëson djalin e dytë/ ’Doli nga dera e tij, më fsheh…’
19 Qershor, 19:11 -
Prindërit vijnë nga Italia, djali largohet nga shtëpi/Babai:Pas tre ditëve gjeta në pyll… (18 qershor 2024)
18 Qershor, 19:31 -
Pa Gjurme- Akuzon dajën për zhd*kjen e nënës, nipi i kërkon ballafaqim: Iku prej teje, se ju…
17 Qershor, 19:56 -
Në karrige me rrota, 23-vjeçari Rajli Dardha kërkon ndihmë: Dua të jetoj si ju
14 Qershor, 19:16 -
Pa Gjurme-Kushëriri i ngacmoi gruan, i merr jetën të riut/Pas 20 vitesh izolim: Familja më braktisi (14.06.2024)
14 Qershor, 19:14 -
Pa Gjurme-Konflikti me të atin, largon të riun nga shtëpia/Nëna: Gabova që nuk ndoqa djalin, por…
13 Qershor, 18:49 -
Pa Gjurme-‘U martova 15 vjeçe dhe burri iku’/Historia prekëse e shkodranes që jetoi me vjehrrin
12 Qershor, 18:58 -
Largimi i të riut, flet babai: Telefonin e fiku sa doli nga pragu shtëpisë, mësuam se…
11 Qershor, 18:28 -
Pa Gjurme-‘Më theu gjithçka në shtëpi, zemrën ma plag*si’/Flet vajza e gazetares: Im bir ka nevojë…
10 Qershor, 18:44 -
Zhd*kja e adoleshentes, flet nëna: Ma morën tek dera e shtëpisë, pashë dy burra në taksi
7 Qershor, 19:42 -
’E la babain me dy të mitur,iku u martua në…’/E reja:10-vite larg,nëna ta kthejë kokën pas
6 Qershor, 19:22 -
E birësuan dhe i falën dashuri, flet motra:Nënën e helm*i, mua më dëboi për pasurinë
5 Qershor, 19:15