Nusja 22-vjecare vjedh vjehrrën, duke e mashtruar me punët e shtëpisë

24 Korrik 2020, 19:18

 

Një 22-vjeçare nga Tirana është dënuar me arrest shtëpie për 3 muaj të shtunën e 18 korrikut, për veprën penale "Vjedhje e pasurisë" e denoncuar nga vjehrri i saj. Dy vite më parë 22-vjeçarja është martuar me një person po nga Triana. Edhe pse familjarët nuk ishin dakort për këtë lidhje, ajo vendosi të largohej nga shtëpia për të nisur jetën me personin që donte. Jetonte në një shtëpi me vjehrrin dhe vjehrrën, por disa muaj më parë, çifti vendosi të jetonte në një shtëpi më vete aty pranë. Këtu lindën edhe konfliktet e para me vjehrrën, e cila nuk dëshironte që djali i saj të kalonte në një shtëpi më vete. Ishte data 15 korrik kur pas një jave qëndrimi tek familja e saj në, ajo kthehet tek shtëpia e saj, por kurrë nuk do ta mendonte atë se çfarë e priste kur të kthehej. Pas mbërritjes në shtëpi ajo u shoqërua në komisariat, ku e pyetën për sasinë e parave që i ndodheshin në shtëpi. 22-vjeçarja deklaroi shumën në lekë por nga kontrollet e bëra, në shtëpi iu gjet një sasi e konsiderueshme në dollar e denoncuar e humbur nga vjehrri i saj, për të cilën nusja nuk ishte në dijeni. 22-vjeçarja është nënë e një djali 7 muajsh dhe në momentin kur uniformat gjetën prova tek shtëpia e saj ajo ka qëndruar 72 orë në paraburgim, duke e ushqyer fëmijën pas hekurave, derisa u zhvillua seanca e gjyqit. Nga i gjithë presioni, e reja e ka pranuar veprën dhe në seancën e gjyqit, të shtunën e 18 korrikut, u vendos dënimi me 3 muaj arrest shtëpie. Pas gjetjes së sasisë së parave vjehrri e ka tërhequr denoncimin duke deklaruar se e falte nusen dhe se çdo gjë do të shkonte si më parë, por nuk ndodhi kështu. Mbazditen e së shtunës, Erjona ka dal nga burgu dhe po e kryen dënimin në shtëpinë e familjarëve të saj. Kërcënimet nga ana e familjarëve të bashkëshortit dhe nga vetë bashkëshortit të saj vazhdojnë. Rasti më i fundit është ai i mbrëmjes së 20 korrikut, ku vjehrri, bashkëshorti dhe kunati i kanë thënë nënës së 22-vjeçares që ta nxjerrë vajzën nga shtëpia ose ndryshe të paguajnë lekët pasi sipas tyre, sasia e parave të vjedhura është më shumë se ajo që e kishin deklaruar në fillim. Gjithashtu bashkëshorti i ka thënë 22-vjeçares se ai do mbante familjen e tij e ndërsa ajo të shihte jetën e saj. Të vetmit që po e mbështesin 22-vjeçaren në këtë situatë të vështirë janë familja e saj, të cilët kërkojnë heqjen e dënimit me arrest shtëpie për 3 muaj, pasi ajo nuk është mirë edhe nga gjëndja shëndetësore dhe po e vuan shumë këtë çfarë ka ndodhur duke ndikuar edhe tek rritja e fëmijaës 7 muajsh.