Bashkëjetuesi në kërkim të gruas, zhduket në Francë, familja në kërkim të Bashkim Xhinës

30 Tetor 2019, 08:31 | Përditesimi i fundit: 2019-10-31 20:47:48

TIRANË- Në puntatën e sotme të emisionit "Pa Gjurmë" në Report Tv, Bardhyl Xhafa ka denoncuar largimin nga shtëpia të bashkëjetueses së tij,48-vjeçare Kozeta Duraj.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 21 tetorit, ku pas një debati në çift, se përse jo kishte shkuar në një dasmë pa lejen e tij, Kozeta ka marrë valixhen dhe dhe djalin me të cilin kishte me bashkëshortin e parë, me të cilin nuk ishte divorcuar me dokumente dhe është larguar nga shtëpia. Bardhysli dyshon se Kozeta është rikthyer me ish-bashkëshortin e saj, Z.Arjan Durja, me të cilin ka dhe ka 5 fëmijë. Para se t'i drejtohej redaksisë së emisionit "pa gjurmë", ai ka bërë vetë kërkim gjatë kësaj jave, ka shkuar në shtëpinë e bashkëshortit të parë, por ajo i ka pasur dritat fikur dhe dera e jashtme është e mbyllur me zinxhir. I gjendur në rrethana të tilla, Bardhyli kërkon thjesht të dijë se ku ndodhet Kozeta, kjo edhe për shkak se ajo kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv