Pa Gjurme - Gjendet 18 vjeçarja shkodrane: Jam në Durrës dhe shtatzënë!

8 Nëntor 2019, 21:23

IRANE- Në episodin e emisionit Pa Gjurmë ka marrë fund ankthi i familjarë të Rozaldina Nasufit, 18-vjeçares e cila ishte denoncuar e humbur. Ajo ka telefonuar LIVE gjatë emisionit duke treguar se është edhe në pritje të një fëmije.  Rozaldina tha babai i ka bërë presion, por sërish do që të pajtohet me të.

"Po ju ndjek live, babai me të vërtetë më ka falur, por unë jam në familjen time. Babai kujton se unë nuk jam në familje, unë kam folur me të dhe i kam thënë se ku jam. I kam thënë hajde por ai më ka bërë presione. Unë me të vërtetë kam gabuar, por ai më ka bërë presione. E pashë babain se si ishte bërë, ai mund të vinte të më takonte si njeri, por jo të më priste në besë.  Unë nuk kthehem sepse jam mirë, jam në familje, nuk kam nevojë që ta gënjej babain.  Ai e di mirë se sa shumë e dua, më shumë dua atë sesa mamin. Unë jam gati që babai të vijë dhe të më shikojë, por nuk dua që ai t'i bëjë presion as familjes dhe as mua. Pas emisionit do të flasim dhe do ju jap adresën e saktë që të vini të takohemi", u shpreh Rozaldina Nasufi.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv