E pabesueshme por e vërtetë. E braktisur 30 vite më parë Fatjona Keci emocionohet live kur ’Pa Gjurmë’ zbulon për herë të parë imazhin e nënës, që e solli në jetë. Këtë mision të vështirë e mori përsipër tezja e saj, e cila zbuloi këtë sekret të familjes, pasi ndoqi në program historinë e 30-vjecares. Fatjona, e cila sot jeton në qendrën e zhvillimit në Durrës, pasi kishte lindur me zhvillim të vonuar, ia besoi historinë e jetës emisionit ’Pa Gjurmë’. ‘Kam shumë nevojë për dashurinë e nënës. Dua vetëm t’i dëgjoj zërin e telefonit ta përqafoj nuk dua ti prish jetën. Mama të lutem më ka marrë shumë malli kam nevojë të komunikoj me ty më ke lënë të vogël, gjithsesi unë të dua nuk të kam harruar’ Pas zbulimit të këtij sekreti mbajtur kycur për 30 vite me radhë, ’Pa Gjurmë’ mësoi se nëna e saj Elvira e solli në jetë nga një lidhje dashurie me një djalë i cili e braktisi më pas. Ajo e lindi vajzën në spitalin e Korcën, në vitin 1990, pas shtatzanisë që u mbajt sekret edhe në familjen e saj. Ata e martuan Elvirën me një tjetër djalë, martesë nga e cila solli në jetë edhe dy vajza të tjera, të cilat nuk mësuan kurrë për ekzistencën e Fatjonës. Ishte e vështirë edhe për stafin kur në të njëjtën kohë do t’i komunikonte Fatjonës edhe një lajm të hidhur. Ndërsa e kërkoi për afro një vit në program, 30-vjecarja mëson në program se nëna biologjike kishte ndërruar jetë 13 vite më parë, pas diagnostikimit me kancer në vitin 2007. Vajza e ciltër me zemër të mëdha përjetoi emocione të shumëfishta. Jo pak emocionues ishte edhe komunikimi live, pas 30 vitesh mbesës me tezen. Kjo e fundit mori përsipër këtë mision të vështirë, pasi motra e saj e ndjerë mori me vete përgjithmonë jo vetëm sekretin se kush është babai biologjik i Fatjonës, por mbajti sekret ekzistencën e vajzës që u lind 30 vite më parë. Suspansës që u krijua në studio dhe dhënies së këtij lajmi nga moderatorja Odeta Dume, i dha nota humori edhe komunikimi i ciltër i Fatjonës me tezen e saj. Fatjona Keci: Tezeee Suela Asqeriu: Biri im Fatjona Keci: Si ke qenë? Suela Asqeriu: Mirë po ti? Fatjona Keci: Ku jeton ti? Suela Asqeriu: Në Itali Fatjona Keci: Të lutem do vish të më takosh kam nevojë për ty. Kur do vish në Durrës? Më ka marrë malli edhe për ty Suela Asqeriu: E di, prandaj e mora këtë hap të rëndësishëm. Unë ju falenderoj nga zemra. Faleminderit që ma bëtë të mundur të gjej mbesën. Kanë kaluar gjithë këto vite dhe humbja e motrës ishte tragjedi e madhe. Unë gjeta atë që kërkova Fatjona Keci: Do më marrësh në Itali mua? Kur të vish do takosh edhe kujdestaren e qendrës se e kam si nënë, edhe vëllain tim të madh drejtorin. Suela hajde për Vit të Ri. Nëna më ngjan shumë mua Suela Asqeriu: Ju falenderoj nga zemra që më dhatë mundësinë për ta gjetur mbesën Fatjona Keci: Teze kur të vish merri dhe motrat se më ka marr malli shumë 30-vjecarja u rrit në shtëpinë e fëmijës në Sarandë ndërsa më pas u transferua në vitin 2014 në Qendrën e Zhvillimit Rezitencial në Durrës, nga ku i është ofruar jo vetëm një strehë e ngrohtë por edhe një mundësi punësimi. E shoqëruar edhe nga kujdestarja e saj në studio, Bedrie Gera e cila e ka rritur, Fatjona nuk rresht së falenderuari edhe për atë që e quan një familje. Ndaj ajo iu drejtua tezes me këto fjalë: ’Teze kur të vish do takosh edhe kujdestaren e qendrës se e kam si nënë, edhe vëllain tim të madh drejtorin’ Në fund të programit ’Pa gjurmë’ i premton Fatjonës se do të nis kërkimet për t’i gjetur edhe babain biologjik.
“Pa Gjurme”zbulon familjen e vajzës jetime/Tronditet e reja:Nënë nuk do të takoj më kurrë…
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor, 20:06 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| DOSJA BLEONA MATA NË SPAK/'Atë ditë u pa një djalë, të gjithë heshtën'/Nëna: Pse babai s’e kërkoi?
10 Dhjetor, 18:46 -
Emisioni i plotë' Pa Gjurmë'/ Ekskluzive–Mbërrin fotoja që mund të jetë Bleona Mata/Nëna:E njoh nga shenja në fytyrë!
9 Dhjetor, 17:55 -
Pa Gjurme-‘Burri e la shtatzënë, nëna e braktisi djalin’/E bija: Mësova që kisha vëlla, kur ajo vdiq
8 Dhjetor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Burri i parë më tradhtoi, i dyti më dhunonte’/Gruaja:20 vite që nuk i takoj vajzat sepse…
5 Dhjetor, 19:23 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘Më dhunoi e detyroi të punoja në rrugë’/Përballja e çiftit:Më jep fëmijët, ti je e sëmurë
4 Dhjetor, 17:12 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- Akuza ndaj ish-bashkëshortes/I riu: Djali im është në rrezik, t’i hiqet kujdestaria
3 Dhjetor, 17:37 -
Pa Gjurme-‘Vajza e lëndoi, gruaja e sëmuri’/E reja:Vjehrri na iku nga shtëpia, s’dimë ku ta kërkojmë
2 Dhjetor, 22:34 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë| ‘Ishte i mërzitur atë natë, iku e nuk u kthye më’/Nëna: Shoku u gjet i mbytur, djali im…
1 Dhjetor, 17:37 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-E la shkollën nga varfëria, tentoi të hidhej nga kalaja/Nëna: Vetëm qan dhe kërkon libra!
28 Nëntor, 18:33 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- ‘La mamin në gjumë dhe iku nga shtëpia’/E bija:Kam frikë, mos i ka ndodhur gjë e keqe
27 Nëntor, 17:39 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- I humbet burri në spital, shpërthen gruaja: Askush nuk më ndihmoi, spitali ka përgjegjësi!
26 Nëntor, 17:27 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme- 'Ditëlindjet ia kam festuar me lot, kujtoja nënën e saj’/Gruaja: E birësova por sot…
25 Nëntor, 17:22 -
EMISIONI I PLOTË| Pa Gjurme-Përndiqej nga fqinji, 62-vjeçarja përballet LIVE’/’Pa turp më ngacmojnë, më kërkojnë dhe…
24 Nëntor, 17:37 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Kunati u vesh si grua t’i shpëtonte policisë, unë ia bera videon’/E reja: Më dhunoi dhe…
21 Nëntor, 22:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme- ‘Babai s’e pranoi motrën!’/ I riu: U rrit në jetimore, nëna vdiq pa e parë!
20 Nëntor, 17:15 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'/ Skandal në shkollën e Beratit: 'Djali dehet në klasë, mësuesit bëjnë sehir'! Prindërit ngrenë alarmin
19 Nëntor, 18:02 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza nuk na vdiq, por na e zhdukën!’/ Babai: 30 vite dhimbje sa gruas iu shfaq tumor
18 Nëntor, 18:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Dy burra më braktisën shtatzënë’/Nëna: I pari donte dy gra, tjetri u zhduk në Greqi
17 Nëntor, 18:02

