Pancake me banane dhe tërshërë

14 Dhjetor 2020, 11:00

Pancake me banane dhe tërshërë

Përbërësit:

 1 banane

 1 vezë

4 lugë flete tërshërë

 Kanellë

 Pak sodë

 Gjalp për të lyer tiganin

 1 lugë qumësht

 për sytë: djath bebe dhe komposto thane

Përgatitja:

Shtypim me pirun një banana të pjekura. Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë. Me masën e përgatitur do të përgatisim pancake në tigan. Tiganin e nxehim dhe e lyejmë me pak gjalpë. Shtojmë masën sipas formës që dëshirojmë. E lëmë të marrë ngjyrë e më pas kthejmë nga ana tjetër. E dekorojmë drerin me djath bebe dhe reçel ose komposto.