‘Nuk i besova syve, bota mu shëmb’/Rrëfehet dhimbshëm 45-vjeçarja lezhjane në ‘Pa Gjurmë”

19 Mars 2021, 17:55 | Përditesimi i fundit: 2021-03-19 17:59:53

Të dy u dashuruan pa mbushur ende 18 vjeç, ndërsa u rrëmbye nga djali tiranc, ditën që vendosën të jetonin sëbashku pa dijeninë e familjes së saj. Ajo nisi një jetë të re në qytetin ku e prisnin ditët më të vështira. Blerina Hyra, 45-vjecarja nga Lezha vjen në emisionin ’Pa Gjurmë’ të rrëfejë dramën e jetës. Fati u tregua i vrazhdë me të edhe pse solli në jetë tre fëmijë. Çifti Hyra jetonin në Laprakë në kushte ekstreme, ku në familje punonte vetëm bashkëshortja. Mbrëmja e 22 shtatorit të një viti më parë, kur lëkundja e tokës nga tërmeti do të ngjallte frikë dhe pasiguri në ven, do të kthehej në një ditë zie për 45-vjecaren. Ajo punonte deri në orët e vona të natës për të mbajtur familjen, kur atë mbrëmje u telefonua nga fqinji i cili u tregua i kujdesshëm për t’i përcjellë një lajm të keq për bashkëshortin. Ndërsa u kthye me urgjencë në banesë në oborrin e shtëpisë e prisnin oficerët e policisë, pasi i shoqi kishte ndërruar jetë. Nga ekspertiza mjeko-ligjore u përcaktua se shkaku i vdekjes ishte për shkaqe natyrale, pasi kishte pësuar një arresti kardiak. Që nga ai moment e deri më sot, varfëria është ulur këmbëkryq në familjen Hyra, ku nëna me 3 vajzat, e mbetura jetime jetojnë në qiell të hapur. Pas vdekjes së bashkëshortit, gruaja largohet nga Lapraka, duke dashur të varrosë përgjithnjë makthin nga ajo ngjarje e rëndë, që ndodhi në familje. Pavarësisht kësaj, ajo nuk mundi të rigjejë forcën për tju kthyer normalitetit, ndërsa sot jeton e zhytur në borxhe, për shkak të pamundësisë ekonomike. E ndodhur me katër rrugëve dhe e pashpresë për të nesërmen, Blerina vjen në këtë program me një apel për ndihmë. “Më la me tre fëmijë, pas humbjes burrit jeta ime ka qenë plot vuajtje. Unë isha në punë dhe një komshi më thotë: hajde në shtëpi se është burri pak sëmurë. Në gjysmë të rrugës pashë dy policë. Më thanë një fjalë që më preku shumë. Kur afrohem te dera e shtëpisë pashë shumë njerëz, ishin mbledhë të gjithë komshinjtë e lagjes. E ndjeva se dicka e keqe ka nodhur. Largova menjëherë njerëzit dhe në tokë pashë burrin e shtrirë. E përqafova sa nuk kisna të ngopur. Nuk e heq dhimbjen. Më la një barrë aq të madhe sa nuk po e përblloj dot”. “Vajza e madhe ka kaluar një jetë të vështirë. Ishte 8 vjeç kur u sëmur, por une i rashë mbrapa me terapi. U përmirësua! Kur mbushi 18 vjeç u dashurua me një djalë. Une dhe burri nuk pranuam. Mbeti shtatzane dhe lindi një vajzë. Pas lindjes i filluan dhimbjet, por unë i rashë mbrapa dhe u kujdesa për të. Është ndarë nga burri dhe ka një vajzë 10 vjeç. I lidha një pension invaliditeti, por doktorët thanë se nuk përfiton. As barkun me bukë nuk e ngop, kam ngelur mes katër rrugëve. I bëj thirrje shtetit shqiptar të më ndihmojë”.