Patate furre me vezë dhe djathë nga zonja Vjollca

6 Korrik 2020, 10:30 | Përditesimi i fundit: 2020-07-06 10:33:23

Patate furre me vezë dhe djathë

Përbërësit:

1 kg patate

40 gr gjalp

1 qepë

3 karrota

50 gr pure domate

4 kokrra vezë

3 lugë gjelle parmixhano i grirë

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë patatet I presim në feta rrumbullake, ( jo shumë të holla) normale dhe I vendosim në një për të zjerë vetëm 5-7 minuta. Ndërkohë në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin pak nga pak dhe kaurdisim qepën të grirë në kubikë, të vegjeël shtojmë karrotën të grirë në rende I përziejmë sëbashku. Kullojmë patatet dhe shtojmë në to qepën me karrotën të kaurdisim shtojmë puren e domates I përziejmë sëbashku.  Lyejmë tepsinë 20x20 cm me pak gjalp dhe e nivelojmë atë. Rrahim 4 kokrra vezë, kripë, piper të zi dhe parimixhano të grirë I trazpjmë dhe mbushjen sipërfaqen e patateve e përkastim  përësri me pak djath kackavall dhe e vendosim tepsinë në furrë ne temperaturë 220 gradë Celsius për 20 minuta.