Patëllxhanë vere nga zonja Albana

16 Qershor 2022, 11:58

Patëllxhanë vere

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • 1 filxhan qumësht
  • 1 filxhan miell
  • 125 ml kos
  • 8 gr fryrës
  • Vaj ulliri
  • Lëng limoni
  • Majdanoz
  • Turmerik
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Patëllxhanët i lëmë në ujë me kripë. I thajmë me letër kuzhine.

Në një tas shtojmë miellin, erëzat, kosin, qumështin, vezën, i përziejmë derisa të kemi një masë qulli.

Zhysim patëllxhanët dhe i skuqim në vaj. I shoqërojmë me kos.