Perime me vezë në furrë nga zonja Vjollca

22 Shtator 2020, 10:23

Perime me vezë në furrë

2 patate të mëdha

50 gr gjalp dhe 1 lugë gjelle vaj

1 qepë

1 karrotë

400 gr kërpudhë ( champinjon)

majdanoz

kripë dhe piper të zi

6 vezë

50 ml qumësht

2 lugë gjelle bukë të thekur të grirë

Përgatitja:

Fillimisht lajmë patatet dhe i vendosim në një tenxhere me ujë të ftohtë me pak kripë dhe i lëmë të ziejnë nga momenti i vlimit për 20-25 minuta. Në një tigan me pak gjalp, 1 lugë gjelle vaj kaurdisimin qepën të prerë në kubikë të vegjël sat ë bëhet transparente dhe shtojmë karrotën të grirë në rende nga ana më e trashë, kërpudhat i kaurdisim së bashku për 15 minuta deri sa në tigan most ë ketë më lëng. ( Kërpudhat mund t'i skuqim dhe vec dhe i shtojmë në tigan të gatuara). Shtojmë 2 lugë gjelle majdanoz të grirë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe i transferojmë nga tigani në një tas të madh. Ndërkohë patatete që janë zjerë I qërojmë ëlkurën dhe I presim në feta.