Persona të armatosur në banesë?! / Dy djem bllokohen në ballkonin e apartamentit (Emisioni 112, Episodi 9)

1 Shkurt 2020, 16:02

TIRANË - Dy persona të bllokuar prej disa orësh në një ballkon në zonën e Astirit vënë në lëvizje efektivët e policisë ndërsa me ta bashkohen dhe zjarrfikësit. Për të shpëtuar dy të rinjtë nga ballkoni në katin e 5-të zjarrfikësit të ndihmuar nga efektivët e policisë ngjiten në katin e 6 të pallatit duke u lëshuar me litar. Skena e filmuara nga kamera e trupit duket si një skenë filmi veçse ka ndodhur realisht në Tiranë.

Në një tjetër apartament në Tiranë pronari lajmëron policinë se brenda banesës i kanë hyrë persona të armatosur për të vjedhur dhe se ata janë ende brenda të bllokuar në apartament! Efektivët e Policisë ngjiten me shkallë metalike nga ballkoni i banesës pasi dera ishte e bllokuar. Teksa futen në banesë nxjerrin armët për çdo situatë të papritur.

Ndërsa në segmentin e fundit të emisionit 112 për këtë javë ju tregojmë ndalimin nga njësia Shqiponja  të një makine në Rrugën e Elbasanit pas raportimit se në të kishe armë.

Shikoni emisionin e plotë "112" të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri për të parë përfundimin e 3 ngjarjeve të mësipërme.