Petë sfoljatë me qepë të karamelizuara

4 Maj, 10:02

Petë sfoljatë me qepë të karamelizuara

Përbërësit:

3 qepë të kuqe

kripë, piper, spec të kuqe, tumerik

2 lugë sheqer kafe

1 lugë aceto ose pekmez

1 lugë gjalp

1 kuti të vogël pana

3-4 lugë qumësht

2 vezë

Përgatitja:

Si fillim griva qepët imët dhe I skuaq me gjalp, kur qepët filluan të zbuten I shtova sheqerin, erzat dhe aceton dhe I lash në zjarr të ngadaltë të karamelizoheshin, pasi morën ngjyrën e artë I hodha në tas dhe I lash të ftohen, në një enë tjetër rraha dy vezë, një kuti pana vegjetale dhe qumështin dhe I lash mënjanë. Në nëj tepsi shtrova letrën e furrës dhe hapa petën e sfoljatës duke ia lënë pjesët anas duke ia lënë pjesët anash jashtë në mënyrë që ti palosja, shtrova njëherë qepët dhe pastaj shtova masën me vezë dhe pana. Në fund e spërkata me rigon dhe e poqa në furrë të parangrohur deri sa mori ngjyrën e artë.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha