Petulla me banane dhe kokos nga zonja Vjollca

2 Dhjetor 2020, 11:51

Petulla me banane dhe cocos

Përbërësit:

2-3 banane

1 lugë gjelle sheqer

1 vezë

3 lugë gjelle arrë kokosi ( pluhur)

Vanilje

1/2 gotë ujë

1 gotë miell

1/4  lugë kafe sodë buke

Pak vaj për skuqje

Përgatitja:

Bananet I shtypim me pirun duke I kthyer në pure, shtojmë sheqerin dhe I përziejmë se bashku me vezët dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar arrë kokosi, vanilje, gjysmë gotë ujë, I përziejmë duke shtuar pak nga pak miellin dhe pka sodë bukë, sa të na kapin gishtat e dorës, I përziejmë deri sat ë na formohet një brum mesatar, as I hollë, as I trashë, pra si brumë petullash të derdhet nga luga. Lëmë brumin të pushojë rreth 20 minuta. Ngrohim vajin dhe lugë lugë petullat derisa të zverdhen. I kthejmë nga ana tjetër dhe pasi të skuqen nga të dyja anët, I shërbejmë me mjaltë ose sheqer pluhur.