Petulla të mbushura nga zonja Albana

27 Maj 2022, 11:51

Petulla të mbushura

Përbërësit:

1 gotë ujë të vakët

½ gotë qumësht

miell sa të marrë

1 lgj sheqer

1 lç kripë

1 vezë

2 lgj krem djathi

1 lgj majonezë

1 lk vaj ulliri

2 patate të ziera

1 qepë

piper i kuq

kripë, piper i zi

vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një enë shtojmë ½ gotë qumësht, ujë të vakët, 1 lugë sheqer dhe 3 lugë miell dhe e lemë derisa masa të aktivizohet. Pas 15 minutash shtojmë 1 lugë majonezë, 2 lugë krem djathi, 1 vezë dhe pak kripë. E trazojmë mirë derisa të realizohet një brumë i ngjitshëm. Më pas shtojmë miell derisa brumi të marrë formë. E punojmë mirë dhe hapim një petë të madhe mbi tryezën e punës. Me fundin e një gotë bëjmë disqe rrumbullake.

Patatet i kemi zjerë mirë dhe bërë pure dhe më pas i kemi trazuar me një qepë të kaurdisur me kripë dhe piper. E vendosim këtë mbushje mbi petullat duke i ngjeshur, i mbulojmë me një pecetë dhe me pas i skuqim në vaj të bollshëm.