Pilaf me mish të grirë nga zonja Vjollca

14 Prill, 10:24

Pilaf me mish të grirë

Përbërësit:

320 gr oriz

250 gr mish të grirë

1 kokërr qepë

70 ml verë të bardhë

2 karrota

kripë dhe piper të zi

pak vaj ulliri

1 lugë çaji gjalp

pak majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere ngrohim 2-3 lugë gjelle, vaj ulliri kaurdisim qepën sa të bëhet transparente. Shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë përzierjen sëbashku deri sa mishit ë thërrmohet. rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe më pas shtojmë oriizin ( të shpëlarë mirë) I përziejmë deri san ë tnexhere produktet mos të kenë më lagështirë. I shuajmë me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë 2 masa ujë pra ( 1 oriz dhe 1 ujë) mund të jetë dhe lëng mishi ose perimesh kontrollojmë shijen dhe e lëmë oriizn të ziejë për 14 minuta. Në 5-6 minutat e fundit shtojmë dhe karrotën të grirë në rende të trashë dhe 1 lugë çaji gjalp dhe 1 lugë gjelle majdanoz. Pasi të kalojnë 14 mnutat vendosim një picetë e më pas kapakun dhe e lëmë oriizn të pushojë 10-15 minuta. më pas e shërbejmë me pak piper të zi.

 

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha