Pite me miell misri dhe lakër nga zonja Vjollca

23 Tetor 2020, 10:40

Pite me miell misri dhe lakër

Përbërësit:

1.5 kg

3 lugë gjelle vaj ulliri

kripë

1 lugë çaji piper të kuq

piper I zi

Brumi:

400 gr miell misri

1 lugë çaji kripë

pluhur pjekës

120 gr vaj ulliri

400 ml ujë të valuar

400 gr kos

2 vezë

Mbulesa:

1 vezë

2 lugë gjelle vaj

3 lugë gjelle miell misri

1 gotë kos

Përgatitja:

Grijmë lakrën shumë hollë e shpëlajmë mirë dhe e vendosim në një tigan të thellë me vaj ulliri me kapak. Pai të ulë volumin shtojmë kripë dhe vazhdojmë të përziejmë deri sat ë mos ketë më lëng në tigan, shtojmë piperin e kuq, piperin e zi dhe e largojmë tiganin nga zjarri. Në një tas të madh  përziejmë miellin, kripë, pluhur pjekës, hapim një gropë në mes dhe shtojmë vajin, ujin e valuar, kosin, vezë I përziejmë mirë deri sa të na formohet një brumë I lidhur në një tepsi të lyer me vaj nivelojmë brumin e gatuar, mbi të shtojmë një shtresë me lakrat e gatuara, në një tas përziejmë 1 vezë. 2 lugë gjelle vaj, 3 lugë gjelle miell misri dhe 1 gotë kos dhe lugë lugë mbulojmë komplet lakrat. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 220 gradë Celsius për 20-25 minuta.