Preu biletën nga Gjermani në Paris, zhduket i riu nga Elbasani! Familja e kërkon në 'Pa Gjurmë'

16 Korrik 2020, 22:38

Një tjetër rast ka mbërritur në redaksinë e emisionit ‘Pa Gjurmë’, për 36-vjeçarin nga Elbasani, i cili ka humbur kontaktet nga Gjermania, më 13 korrik të këtij viti.

Gentian Uruçin, u nis 5 ditë më parë nga Shqipëria, me destinacion Londrën. Ai mësohet se ka mbërritur në Gjermani, fakt të cilin e dëshmon edhe bileta Frankfurt-Paris. Aty ai ka zhvilluar bisedën e fundit me të motrën, me anë të mesazheve, mbrëmjen e kësaj të hëne, ku i pohoi se ndodhej në një stacionin e autobusit në Frankfurt të Gjermanisë, për në Paris, me destinacion final Montpellier, Londër