Me efektivët e Komisariatit nr.4, patrulla reagon në një konflikt të ashpër (Emisioni 112 - Episodi 24)

16 Maj 2020, 16:54 | Përditesimi i fundit: 2020-05-17 13:54:15

TIRANË - Lagia e murit ndarës të banesave me ujë është bërë shkak i një konflikti mes dy familjeve në zonën e Bregut të Lumit në Kryeqytet.  Në episodin e kësaj jave të Emisionit 112 ju sjellim pamjet ekskluzive nga reagimi i Policisë së Shtetit në këtë konflikt teksa palët e përfshira vijuan të përplasen me njëra-tjetrën edhe pas mbërritjes së policisë ndërsa efektivët qetësuan situatën dhe shoqëruan dy persona në komisariat.

Në Emisionin 112 të realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri ju sjellim historinë e plotë, që nga marrja e telefonatës nga salla operative deri në reagimin e patrullës së policisë në vendngjarje, përplasjen mes palëve dhe shoqërimin e tyre në komisariatin nr. 4.

Në orët e mbrëmjes një njoftim për vjedhje në një banesë dhënë në Policinë e Shtetit përmes Komisariatit Dixhital, vë në veprim urgjent patrullën me të cilën jemi edhe ne. Ndiqni përgjatë emisionit se çfarë ndodh në këtë rast.

Në fund të këtij episodi transmetojmë pamjet filmike nga dy aksidente të ndodhura në Tiranë. Në një nga aksidentet një adoleshent me biçikletë u përplas nga makina teksa po kalonte në vijat e bardha tek Zogu i Zi ndërsa në aksidentin e dytë një i moshuar me biçikletë u përplas nga makina në Bulevardin Zhan D'Ark. 

 

    No videos found.