Qofte me qull nga zonja Vjollca

25 Shtator 2020, 10:40

Qofte me qull

Përbërësit:

400 gr mish i grirë

1 qepë

kripë dhe piper të zi

1 lugë çaji erza të thata

1 lugë kafe hudhër pluhur

majdanoz i thatë

1 vezë

1-2 feta bukë dhe 50 ml qumësht

vaj për skuqje

Për qullin:

3 lugë gjelle miell

2 lugë gjelle vaj dhe 1 lugë gjelle gjalp

1 litër ujë ose lëng mishi

4-5 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle uthull të bardhë

2 lugë gjelle vaj, 1 lugë gjelle gjalp dhe 1 lugë çaji piper të kuq 

Përgatitja:

Në një tas me pak qumësht ose ujë vendosim bukën e ftohtë për ta zbutur. Në tas të madh vendosim mishin mix dhe 1 qepë në rende , erzat si dhe një vezë, shtrydhim bukën dhe e shtojmë tek mishi . Përgatisim brumin e qofteve deri sat ë mos na ngjitet nëpër duar e bmulojmë tasin dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë, formojmë qoftet në toptha dhe pasi i pudrosim me pak miell I skuqim ato , Në një tigan tjetër të thellë kaurdisim miellin deri sa të marrë ngjyrë lajthi të errët, shuajmë miellin me lëng mishi oseujë dhe I shtojmë kripë, piper dhe dafinë. Shtojmë hudhrat dhe uthull I përziejmë së bashku dhe I shtojmë në qull, I përziejmë sa të marr valë dhe shtojmë në tenxhere me qull qoftet dhe I lëmë të ziejnë pak për 5 minuta. Ndërkohë vendosim në ujë enë dhe 1 lugë gjelle gjalp dhe 2 lugë gjelle vaj I lëmë sat ë shkrijë gjalp dhe shtojmë 1 lugë çaji piper të kuq e largojmë nga zjarri menjëherë dhe shtojmë në tenxhere me qull dhe qofte.