Receta e ditës - Bukë me gjalp e shtresa djathi dhe Spinaq me karkaleca / Pjesa e dytë

19 Shkurt 2020, 10:49

Spinaq me karkaleca

600 gr spinaq

1 qepë të vogël (charlotte)

1 thelpi hudhër

1 lugë çaji gjalp, vaj ulliri

1 lugë çaji susam

12 karkaleca

Për marinimin e karkalecave:

1 thelpi hudhër

vaj ulliri

kripë dhe piper I zi

2 lugë gjelle lëng limoni

Përgatitja:

Pastrojmë dhe lajmë spinaqin.

Ziejmë spinaqin me pak ujë dhe kripë për 2 minuta.

Më pas e kullojmë dhe e shtrydhim mirë, e më pas e presim vrazhdë.

Në një tigan me një lugë caji gjalp dhe 1 lugë caji vaj kaurdisim qepën të grirë imët dhe shtojmë hudhrën e grir hollë dhe i kaurdisim për rreth 4 minuta.  Trazojmë në tigan sëbashku me qepën edhe susamin dhe spinaqin dhe i përziejmë së bashku duke rregulluar shijen me kripë, piper dhe arrëmoskat.

Përgatisim marinimin e karkalecave:

Në një tas përziejmë hudhër të shtypur, vaj ulliri, kripë, piper të zi dhe 2 lugë gjelle limon. I përziejmë mirë dhe marinojmë karkalecat.

Vendosim karkalecat në një tigan zgare duke i lyer herë pas here me furcë me marinadën derisa të piqen nga të dyja anët.

Shërbejmë spinaqin me karkaleca (opsionale: mund te vendosim si bazë poshtë spinaqit dhe 1 lugë gjelle kus-kus të gatuar.