Receta e ditës - Bukë me vezë dhe perime në furrë dhe supë dimri me pulë / Pjesa e dytë

17 Shkurt 2020, 11:36

Supë dimri me pulë

Përbërësit:

1 shpatull dhe 1 kofshë (pule)

1 qepë

3 thelpinj hudhra

¾ filxhan çaji makarona të holla të vogla

1 patate

1 karrotë

1 spec jeshil

1 tufë majdanoz

kripë dhe piper I zi

limon

Përgatitja:

Lajmë mishin e pulës. Vendosim tenxheren me 1.5 litër ujë, shtojmë në të një qepë të madhe, 3 thelpinj hudhër, 8 kokrra piper të zi.

Në momentin që uji valon shtojmë në të copat e pulës dhe e lëmtë të ziejë derisa mishit ë shkëputet nga kocka. Largojmë mishin dhe e lëmë të ftohet pak.

Kullojmë lëngun nga qepa, hudhra e piperi dhe e lëmë të ftohet pak.

Në një tenxhere ngrohim 3-4 lugë gjelle vaj, shtojmë në të 1 filxhan makarona të holla të vogla, i kaurdisim ato për 2 minuta, shtojmë specat në kubikë shumë të vegjël, karrotën e grirë në rende nga ana më e hollë, gjithashtu dhe patate e grirë shumë hollë.

Shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë supën të ziejë aq minuta sa është minutazhi i shkruar në etiketën e makaronave. Ndërkohë copëtojmë mishin e pulës dhe e shtojmë në supë.

Presim majdanozin hollë dhe e shtojmë në supë.

Shtojmë lëngun e limonit dhe gjithcka është gati për tu servirur, duke vënë edhe një fetë limon në pjatë