Gjel deti me gështenja dhe arra
1 gjel deti
Sherebel, rozmarinë
Dafinë, tumzë
5-6 qepë charlottes
600 gr gështenja
100 gr pançetë
400 gr kërpudha
Vaj ulliri
Gjalp
Kripë dhe piper i zi
150 gr arra
Përgatitja:
Pastrojmë gjelin, e marinojmë atë me kripë dhe piper të zi. Nëse kemi erëza të ftreskëta i vendosim në barkun e gjelit, nëse jo atëherë gjelin e aromatizojmë me këto erëza, por të thata. Lyejmë gjelin me vaj duke e masazhuar atë, vendosim disa copa gjap mbi gjel dhe në bark. Shtojmë 1 gotë ujë dhe e vendosim gjelin në furrë, fillimisht në temperaturë 200 gradë Celsius, për 40 minuta. Gjatë kësaj kohe presim qepën në fije dhe kërpudhat në dy, ose 4 pjesë, në varësi të madhësisë.
Vendosim tiganin në zjarr dhe kaurdisim qepën derisa të zverdhet, shtojmë pançetën dhe i skuqim së bashku me qepën derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë. Shtojmë kërpudhat, i përziejmë në temperaturë të lartë. Në fund shtojmë gështenjat, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i lëmë të gatuhen bashkë për 3-4 minuta.
Nxjerrim pulën nga furra, e lagim me lëngun që ka nxjerrë dhe mbushim pulën por edhe tavën me gështenjat e gatuara. Vendosim në tavë dhe 150 gr arra në opa të dukshme dhe vendosim gjelin përsëri në furrë, por tani në temperaturë 170 gradë Celsius, për 1 orë- 1 orë e 15 minuta. Në fund vendosim gjelin në tryezë dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë.