Receta e dytë: Supë krem selino
Përbërësit:
400 gr selino
½ qepë
250 gr patate
700 ml lëng perime
1 gotë qumësht
3 lugë gjelle parmixhan i grirë
Vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepën e grirë hollë dhe e kaurdisim për 3 minuta. Shtojmë më pas patatet në kubikë të vegjël dhe selinonë e pastruar nga fijet dhe prerë hollë së bashku me gjethet e saj. I trazojmë perimet për 2-3 minuta në tenxhere dhe më pas shtojmë lëngun e perimeve, ose të pulës nëse dëshironi. I lëmë perimet të ziejnë për 15-20 minuta.
Pasi të kalojë kjo kohë, e kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë atë në krem. Shtojmë në supë dhe 1 gotë qumësht, djathin parmixhan dhe e vendosim tenxheren në zjarr sat ë flluskojë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe është gati për tu servirur.