Receta e ditës - Kek i kripur me djathë e erëza dhe Supë krem me presh e avokado / Pjesa e dytë

9 Dhjetor 2019, 13:08

Supë krem presh me avokado

1 lugë gjelle gjalp

4 presh mesatarë

Arrëmoskat

Kripë

2 patate mesatare

Piper i zi

1 litër lëng pule

4 lugë gjelle krem pana

1 avokado

Përgatitja:

Shkrijmë gjalpin në tenxhere dhe pasi të kemi larë dhe prerë hollë preshët, i shtojmë në tenxhere dhe i kaurdisim pak për 5 minuta. Spërkatim pak me arrëmoskat dhe kripë dhe vazhdojmë përzierjen.

Patatet e qëruara i presim në copëza të vogla me qëllim që të ziejnë shpejt, i shtojmë në tenxhere, shtojmë piper dhe lëngun e pulës.  Më pas shtojmë edhe 4 lugë gjelle krem pana. Vendosim kapakun dhe lëmë supën të ziejë për 15-20 minuta.

Pasi të jenë zierë mirë preshi dhe patatja e kalojmë supën ne blender dore dhe e kthejmë atë në krem. Presim avokadon në kubikë të vegjël, i spërkatim me pak lëng limoni dhe kur ta servirim supën, shtojmë në të ¼ e avokados në kubikë në pjatë.