Receta e dytë
Pankek i copëtuar me salcë kumbulle
Përbërësit:
-3 kokrra vezë
-30 gram sheqer
-vanilje
-1/4 lugë kafe kripë
-375 mililitër qumësht
-30 gram mish I thatë
-I lugë gjelle rum
-40 gram gjalp plus sheqer pluhur
Salca me kumbull
-80 gram sheqer
-400 gram kumbullla
-1 shkop kanelle
Fillimisht vendosim rrushin e thatë të zbutet në rum, 30 min, në një tigan karamelizojmë sheqerin dhe shtojnë kumbullat në feta plus një shkop kanelle dhe i lëmë të marrin valë për 10 min derisa lëngu të trashet.
-Ndërkohë ndajmë vezët të verdhat nga të bardhat, tek tasi I të verdhave të vezëve shtojmë sheqerin, vaniljen pak fare kripë, qumështin , miellin, i trazojmë sa të na fitohet një masë homogjene.
Rrahim të bardhat e vezëve dhe i bëjmë marengë dhe lugë dhe i shtojmë tek brumi i mëparshëm dhe i trazojmë me tel dore, shtojmë rrushin e thatë dhe I përziejmë përsëri me tel.
Ndërkohë vendosim në tigan të thellë gjalpin dhe e shkrijmë. Shtojmë ½ e brumit dhe e pjekim për 5 minuta, e ndajmë në lugë në katër pjesë dhe e kthejme në një spetull duke e copëtuar më pas pothuajse në copa të një kafshate, e pjekim duke krijuar një shtresë krokante nga jashte dhe të lehtë nga Brenda.
Gjatë kësaj kohe salcën e kemi larguar dhe ftohur,shërbejmë në piatë ¼ e tiganit me salcë kumbulle duke e spërkatur ëmbëlsirën me sheqer pluhur.