Receta e ditës - Salmon me gjalp e kaperi dhe antipastë me kastravec e karkaleca / Pjesa e dytë

24 Dhjetor 2019, 14:56

Antipastë me kastravec dhe karkaleca

Përbërësit:

1 kastravec

2-3 gjethe sallate

9 kokrra ullinj

9 karkaleca të mëdhenj

Përgatitja:

Presim kastravecin në dy apo 3 pjesë. Bëjmë disa kanale vertikale për dekor ose duke qëruar hollë në 4 shirita rreth e qark. I presim më pas në rrathë me trashësi 1 cm.

Presim gjethen e sallatës në 2-3 pjesë dhe kalojmë në stikadent nga trungu te bishti një karkalec duke i vendosur në mes një kokërr ulliri. Fiksojmë stikadentin te sallata e palosur mbi një fetë kastravec. Gjithmonë bishti i karkalecit do të vendoset nga poshtë. Ju bëfshin mirë.