Receta e ditës - Sarma me patëllxhanë dhe Supë pule me trahana / Pjesa e parë

17 Shtator 2019, 10:54 | Përditesimi i fundit: 2019-09-17 11:03:47

 Sarma me patëllxhanë 
800 gr patëllxhanë 
400 gr mish i grirë 
2 qepë mesatare 
3 thelpinj hudhër 
2 lgj salcë domate 
2 fk oriz 
Kripë dhe piper i zi 
Spec pikant
1 lç kumin
80 gr djathë që shkrin
1/2 gotë ujë 
Vaj ulliri
(08:34) agida\20rreze: Supë pule me trahana 
400 gr mish pule mix me kocka 
150 gr karrota 
1 domate ose 3 lgj pure domate 
Kripë dhe piper 
2 lgj gjalp 
4 lgj trahana 
Majdanoz

Përgatitja:

Lajmë patëllxhanët, I thajmë dhe I presim në feta me trashësi 0.5 cm. Lyejmë një tavë me pak vaj ose shtrojmë një letër pjekjeje. Vendosim fetët e patëllxhanit, I lyejmë me pak vaj dhe kripë. I vendosim në furrë  në temperaturën 180°C për 20 minuta.

Ndërkohë në një tenxhere vendosim ujë për të valuar. Shtojmë orizin dhe e ziejmë atë për vetëm 8 minuta, 50 % zierje, jo plotësisht.

Në një tigan me pak vaj, kavardisim mishin e grirë, derisa të ndërrojë ngjyrë, shtojmë qepë të grirë hollë derisa të skuqen mirë, 1 lugë gjelle salcë domate, orizin gjysmë të zierë, kripë, piper dhe spec pikant. Pasi I përziejmë, I largojmë nga soba.

Nxjerrim fetët e patëllxhanit dhe fillojmë me mbushjen e tyre.

Në fillim të patëllxhanit, vendosim 1 lugë nga mbushja, I rrotullojmë dhe I vendosim në një tave me mbyllje nga poshtë.

Mbi çdo japrak vendosim pak djathë që shkrin. Më majtas vendosim një lugë gjelle salcë ose 100 ml pure domate dhe 200 ml ujë. E hollojmë salcën dhe e hedhim lugë luge mbi çdo japrak.

Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180°C dhe e lëmë për 25 minuta.