Receta e ditës - Spinaq me qiqra dhe petulla me banane / Pjesa e dytë

27 Janar 2020, 14:38

Petulla me banane

Përbërësit:

2-3 banane

2 lugë gjelle sheqer

1 vezë

3 lugë gjelle arrë kokosi

Vanilje

1/2 gote ujë

1 gotë miell

 Sodë buke

Vaj për skuqje

Përgatitja:

Bananet i shtypim me pirun duke i kthyer ato në pure, shtojmë sheqerin dhe i përziejmë së bashku me vezën dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar arrën e kokosit, vanilje, gjysmë gote ujë, i përziejmë duke shtuar pak nga pak miellin dhe pak sodë buke, sa të na kapin 2 gishtat e dorës.

I përziejmë derisa të na formohet një brum mesatar, as i hollë, as i trashë, pra si brumë petullash të derdhet nga luga.

Lëmë brumin të pushojë rreth 20 minuta. Ngrohim vajin dhe lugë lugë i skuqim petullat derisa të zverdhen. I kthejmë nga ana tjetër dhe pasi të skuqen nga të dyja anët, i shërbejmë me mjaltë ose sheqer pluhur.