Receta e ditës - Të brendshme qingji me oriz dhe pete sfoliate festive / Pjesa e parë

21 Dhjetor 2018, 08:01

Receta e parë: Të brendshme qingji me oriz

Përbërësit:

800 gr të brendshme qingji

4 lgj vaj ulliri

3 kokrra qepë

2 filxhan kafe oriz

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lajmë dhe vendosim për të zier të brendshmet e paprera të qingjit duke shtuar në to edhe pak kripë. Pasi ato të ziejnë i largojmë nga tenxherja dhe i lëmë të ftohen. Më pas i presim në kubikë të vegjël dhe i lëmë mënjanë.

Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë hollë. E kaurdisim mirë deri sa qepa të zverdhet dhe të fillojë të tretet. E shtojmë atë në tenxheren ku është lëngu që kemi zier mëlçitë( Pasi e kemi kulluar atë ). E vendosim tenxheren për të zier pasi kemi shtuar në të qepën dhe kubikët në mëlçi. E lëmë të ziejë për 10 minuta. Lëngu duhet të jetë në një nivel me mëlçitë, jo më poshtë. Shtojmë dhe orizin dhe e lëmë të ziejë për 14 minuta. Më pas lyejmë tavën me pak vaj, shtojmë në të mëlçitë me oriz dhe e mbulojmë tepsinë me rizën (cipën e hollë të dhjamit) që ka qengji. E vendosim në furrë deri sa riza të marrë ngjyrë të kuqerremtë.