Receta e dytë :Pilaf me mish të grirë dhe karrota
Përbërësit:
320 gr oriz
250 gr mish i grirë
1 kokërr qepë
70 ml verë e bardhë
1-2 karrota
Vaj ulliri + 1 lugë çaji gjalp
1 lugë gjelle majdanoz i grirë
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja :
Në një tigan ngrohim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim qepën deris atë zbutet. Shtojmë mishin dhe i trazojmë së bashku deri sa mishi të thërmohet. Rregullojmë mishin me kripë dhe piper.
Shtojmë orizin të shpëlarë dhe e trazojmë deri sa në tigan të mos ketë lagështirë.
E shuajmë me verë të bardhë dhe sapo të alkooli i verës të avullojë shtojmë ujin në raportin 1 masë oriz dhe 2 masa ujë ose lëng mishi apo perimësh. Rregullojmë shijen për kripë dhe piper në se duhet dhe e lëmë orizin të ziejë për 14 minuta. Në 6 minutat e fundit shtojmë karrotat, 1 lugë çajo gjalp dhe 1 lugë gjelle majdanoz të grirë shumë hollë.
Pasi të kalojë koha e zierjes së orizit, vendosim mbi tenxhere 1 pecetë, pastaj vendosim kapakun dhe e lëmë orizin të pushojë për 10-15 minuta. Më pas e servirim duke bluar pak piper të zi nga mulliri.