Receta e dytë: Hasude e karamelizuar në furrë
Përbërësit:
250 gr niseshte
250 gr sheqer
450 ml ujë
80 gr gjalp
Fruta të thata , bajame ,arra etj
Kanellë
Përgatitja:
Përziejmë në një tas niseshtenë me ½ e masës së sheqerit. Këtë masë e shtojmë tek uji dhe e trazojmë deri sa sheqeri dhe niseshteja të shkrijnë. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë dhe vazhdojmë përzierjen.
Ndërkohë në enën ku do të gatujmë , shtojmë gjysmën e sheqerit të mbetur dhe e lëmë atë të shkrijë deri sa të karamelizohet dhe të marrë ngjyrë të kuqerremtë karameli. Më pas shtojmë niseshtenë e shkrirë, e trazojmë ngadalë deri sa fillimisht masa të trashet e më pas lidhet dhe fillon të trashet akoma deri sa fillon të shkëputet nga luga dhe lëshon gjalpin. Në fund pudrosim me pak kanellë, shtojmë frutat e thata dhe e shtrojmë në një tavë. E spërkatim me pak sheqer dhe e vendosim tepsinë në furrë në temperaturë maksimale për 10-15 minuta deri sa sheqeri të shkrijë. Mund të shërbehet lugë lugë edhe nga tenxherja.