Rrëfehet për “Pa Gjurmë” ish futbollisti i Partizanit: Gruaja më braktisi më rrëmbeu dhe vajzën

8 Korrik 2020, 20:08 | Përditesimi i fundit: 2020-07-09 11:27:48

Një aksident me makinë në 1993-in ia ndërpreu gjithçka në mes. Xhengo, asokohe një ish futbollist i ri në moshë por me një të ardhme të sigurt, mbetet i paralizuar, dhe përveç humbjes së karrierës, braktiset edhe nga bashkëshortja e vajza e tij. Por pas shumë vitesh pune riaftësuese, ia del që të ringrihet. Në një intervist dhënë për “Pa Gjurmë” në Report Tv, Xhengo rrëfen historinë e tij dhe bën një thirrje për institucionet shtetërore.“Si pjesa dërrmuese e fëmijëve Shqiptarë, edhe unë e fillova sportin në lulishtet e lagjes ku luanim me top 10 lekësh. Në klasën e 3-të të shkollës fillore më morën në klasë sportive për sportin e volejbollit, ndërsa në klasën e 7-të u regjistrova në Klubin e Futbollit të Partizanit me Prof. Luke Shaqirin, duke bërë çdo ditë stërvitje tek ish-fusha e Aviacionit. Më kujtohet shumë mirë se kur grumbulloheshin edhe ekipet kombëtare, aty bënim stërvitje 2 herë në javë.. Mbërriti viti 1985, në Qershor u zhvilluan finalet e Spartakiadës së pionierëve, të cilën e fitoi Partizani. Në 4 ndeshje shënoi 8 gola dhe pësoi vetëm 2. Shtatë prej golave mbajnë firmën time. Më pas u grumbulluam në ekipet kombëtare të moshave, për të parë nivelin e lojtarëve, derisa në maj 1989 më morën te ekipi kombëtar i të rinjve, për të përfaqësuar vendin në aktivitete ndërkombëtare. Në muajin Qershor u zhvillua Ballkaniada e të rinjve në Bukuresht të Rumanisë dhe ne zumë vendin e katërt. Në gusht do të luanim me Italinë, dhe udhëtimin e bëmë me peshkarexhë nga Vlora në Bari. Ndërkohë në nëntor shkuam për të luajtur në Zyrih të Zvicrës. Më vonë luajta me Shpresat e Partizanit, deri në vitin 1992,.