Sallatë festive

15 Dhjetor 2020, 10:47

Sallatë festive

Përbërësit:

Rukola

2-3 panxhar

Shegë

Djathë i bardhë

Mandarina

Ullinj

Arra

Kripë, piper, limon, vaj ulliri

Aceto balsamike

Përgatitja:

Vendosim rukolën anash pjatës duke lënë hapësirë në mes për salcën. Presim në feta panxharin e zier dhe e vendosim në disa kënde të pjatës. Mandarinat i presim horizontalisht që ti përngjasojnë luleve. Shtojmë në pjatë arrat, ullinjtë.

Ndërkohë përziejmë në një tas të vogël 3 lugë gjelle vaj ulliri, lëngu i gjysmë limoni, 1 lugë e gjysmë gjelle açeto dhe kripë e piper.

Shkërmoqim djathin e bardhë sipër sallatës dhe kokrrat e shegës.